• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ NË SARANDË/ Fermeri: Stalla e bagëtive u përmbyt, 223 krerë të ngordhur, shteti të na ndihmojë
Home
Aktualitet
Kronikë

MOTI I KEQ NË SARANDË/ Fermeri: Stalla e bagëtive u përmbyt, 223 krerë të ngordhur, shteti të na ndihmojë

23 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tërheqja e ujit në disa prej zonave të përmbytura, po i bën më të dukshme dëmet e shkaktuara. Në Vrion të Sarandës, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit, dëmet në stallat e të imtave janë kolosale, ndërsa baza ushqimore është dëmtuar plotësisht.

Saranda është ndër zonat më të prekura nga moti i keq i ditëve të fundit. Ujërat që vërshuan, përmbytën jo vetëm sipërfaqe të shumta toke, por prekën dhe bagëtitë. Gati gjysma e krerëve u mbytën.

Fermeri Lulzim Osmani, në Vrion, ku si pasojë e daljes së lumit Bistricë nga shtrati, uji ka përmbytur të gjithë stallën e bagëtive, vëren me trishtim pasojat e dëmeve.

“Kanë ngordhur 30 qingja, 13 krerë dele, 120 dhi dhe 60 keca. Dhitë dhe kecat nuk i kemi gjetur fare, ndërsa pjesa tjetër e bagëtive nuk kanë mundur të dalin nga stalla. Dëmet i konstatuam vetëm pasi ra niveli i ujit në stallë’, tha ai.

Ai tregon se uji hyri brenda stallës duke shkatërruar gjithçka. Edhe rezervat ushqimore të bagëtive janë dëmtuar pothuajse tërësisht.

“Kemi kontaktuar autoritetet dhe presim të hiqen kafshët e ngordhura. Bëj apel të na ndihmojnë edhe me ushqim për ato pak kafshë që na kanë mbetur’, tha ai.

Ferma ishte i vetmi burim të ardhurash për familjen Osmani në Sarandë, anëtarët e së cilës shpresojnë tek vlerësimi real i situatës me qëllim rimëkëmbjen e fermës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ "PUSHTON" EDHE GREQINË PERËNDIMORE/ Shumë zona pa energji elektrike. Disa bashki shpallin gjendjen e emergjencës
Previous article E KENI DITUR GABIM/ Peshk i pjekur, i zier apo i skuqur, cili nuk e dëmton zemrën?

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT