• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOTI I KEQ NË GREQI/ Banorët e Evias: Dëmet janë të pallogaritshme
Home
Rajon

MOTI I KEQ NË GREQI/ Banorët e Evias: Dëmet janë të pallogaritshme

11 October, 2021 s.autor Rajon

Pas një vere të gjatë në “luftë” me vatrat e zjarrit në tokën helene, banorët e Evias, Larisas dhe Piliout janë “goditur” nga një stuhi për të pestën ditë radhazi me pasoja shkatërrimtare.

Qindra shtëpi janë tashmë të dorëzuara “nën pushtetin e ujit”, rrugët janë shndërruar në lumenj duke u bërë të pakalueshme nga kalimtarët dhe automjetet, urat lidhëse janë rrëzuar, ndërsa prodhimet bujqësore janë kalbur, duke lënë kështu banorët e tmerruar, teksa shohin të shkatërrohet gjithçka që shpëtuan nga zjarret i dy muajve më parë.

“Në verë ne u dogjën. A do të mbytemi tani?”, u shpreh një nga banorët shtëpinë e të cilit e përpiu uji.

Sipas kryetarit të bashkisë së Evias, Fanis Spano tha se përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën publike dhe private, veçanërisht në fshatrat Kotsikia, Vasilika dhe Psaropouli.

“Deri ditën e djeshme kishin situatën nën kontroll por gjatë natës rreth orës 2:30 kur shiu u forcua dhe u akumulua në zona të caktuara, solli në disa vende probleme serioze.”, tha ai për televizionin Open.

“Nuk ka mbetur asgjë në këmbë, dëmi është i pallogaritshëm”, tregojnë banorët e prekur nga përmbytjet.

Në luftë me temperaturat e ulëta, erën dhe shiun pa pushim janë autoritetet përkatëse, të cilat pavarësisht punës intensive nuk po arrijnë ta vënë situatën nën kontroll dhe të neutralizojnë situatën.

Lajmi i keq është se shirat do të vazhdojnë vrullshëm dhe pa pushim në pjesën më të madhe të vendit, duke rrezikuar edhe më shumë zonat më të prekura nga stuhitë e ditëve të fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHEFI I "PFIZER" NË SHQIPËRI/ Rama: Ju na hapët dyert, ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht nga pamundësia për...
Previous article STUDIMI I RI/ Ilaçi që redukton ngarkesën virale me 99%, efektiv edhe te mutacionet e Covid-19

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT