• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ/ Ministria e Mbrojtjes letër prefektëve: Merrni masa
Home
Sociale

MOTI I KEQ/ Ministria e Mbrojtjes letër prefektëve: Merrni masa

3 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Ministria e Mbrojtjes u ka dërguar një letër 12 prefektëve për marrjen e masave parandaluese për situatën e pritshme emergjente që mund të krijohet nga reshjet dhe ngricat, nga data 03 janar 2019, dhe në vazhdim.

Ministria e Mbrojtjes u ka kërkuar gjithë prefektët e qarqeve, por edhe drejtuesit e bashkive dhe drejtuesit e institucioneve qendrore në nivel rajonal dhe vendore, për marrjen e masave urgjente sipas fushave të përgjegjësisë, për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.

Ministria e Mbrojtjes përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile u ka kërkuar prefektëve të komunikojnë me subjektet kontraktore që këto të venë në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre njerëzore dhe teknike, të grumbullojnë sasi të mjaftueshme kripe, etj, për të ndërhyrë në pastrimin e rrugëve nga dëbora, eliminimin e ngricave në rrugë, pastrimin e rrugëve nga inertet dhe gurët që mund të bien në rrugë, etj.

Ministria e Mbrojtjes u ka kërkuar prefektëve të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë së Shtetit, ARRSH, OSHEE, për të pasur një menaxhim dhe qarkullim normal të automjeteve në akset rrugore, veçanërisht të atyre që kryejnë transportin e nxënësve dhe mësuesve për në shkolla dhe anasjelltas, si dhe të punohet për eliminimin në kohë të defekteve në furnizimin me energji elektrike të komunitetit, objekteve social-kulturore, spitaleve, etj, për të përballuar sa më mirë situatën që mund të krijohet nga reshjet, ngricat, etj.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë marrë masat dhe janë në gatishmëri për të përballuar situatën e vështirë që pritet të krijohet nga reshjet e borës dhe ngricat që pritet të përfshijnë vendin tonë në ditët në vijim. Strukturat e mbështetjes rajonale të Forcave të Armatosura, me mjete dhe efektivë mbeten të gatshëm të ndërhyjnë aty ku do të ketë probleme, ndërkohë që në gatishmëri janë edhe pilotët dhe helikopterët në Bazën Ajrore të Farkës. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes, është 24 orë në gatishmëri, në ndihmë të përballimit të situatave emergjente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI/ Sipas qarqeve, ja në cilat zona të Shqipërisë "hanë dru" më shumë gratë dhe fëmijët
Previous article E DINIT? Burrat me këtë profesion tradhëtojnë më shumë

F.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova Aktualitet

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

E RËNDË/ E zuri korrenti teksa punonte në një varkë në Durrës, dërgohet në spital punonjësi i huaj Aktualitet

E RËNDË/ E zuri korrenti teksa punonte në një varkë në Durrës, dërgohet në spital punonjësi i huaj

EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë Aktualitet

EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT