Kapiteneria e Vlorës duke marrë parasysh situatën meteorologjike në të cilën ndodhemi ka njoftuar të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese se sot dhe nesër ndalohet dalja e tyre në det.
Njoftimi nga Kapiteneria e Vlorës:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për 24 orët në vazhdim në datat 07-08.10.2021 në drejtimin J-JL në forcën 6-7bft /10-15m/s deri në 7-8 bft / 15-20m/s dhe lartësi dallge deri 1.50-3.50 metra.
NDALOHET DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT DHE MARJEN E MASAVE.
Njoftohen të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 07-08.10.2021.
Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 08.10.2021/ 22:00.


