• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOTI I KEQ GODET TEKSASIN NË SHBA/ Të paktën 24 viktima, 25 vajza të një kampi veror rezultojnë të zhdukura
Home
Nderkombetare

MOTI I KEQ GODET TEKSASIN NË SHBA/ Të paktën 24 viktima, 25 vajza të një kampi veror rezultojnë të zhdukura

5 July, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Moti i keq ka goditur shtetin e Teksasit në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku përmbytjet e papritura kanë shkaktuar të paktën 24 viktima, ndërsa 25 vajza nga një kamp veror rezultojnë ende të zhdukura.Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi ngjarjen si “tronditëse” dhe “të tmerrshme”, ndërsa autoritetet federale kanë premtuar ndihmë emergjente. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, konfirmoi se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje, pavarësisht se numri i saktë i personave të zhdukur ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Lumi Guadalupe u rrit me 8 metra për 45 minuta, duke marrë përpara prona dhe, për fat të keq, edhe jetë njerëzish. Kampi veror “Camp Mystic”, ku qëndronin dhjetëra vajza, është një ndër zonat më të goditura nga përmbytjet.

Operacioni i shpëtimit përfshin 14 helikopterë, 12 dronë, 9 ekipe kërkim-shpëtimi, si dhe 400–500 punonjës në terren, përfshirë zhytës dhe mjete taktike ushtarake.

Sipas Gjeneralmajorit Thomas Suelzer, deri më tani janë shpëtuar 237 persona, ndërkohë që autoritetet përballen me ndërprerje të komunikimit në zonat më të goditura, gjë që vështirëson edhe më shumë përpjekjet për të kontaktuar kampin e vajzave.

Në Kerr County, ku ndodhi pjesa më e rëndë e përmbytjeve, autoritetet janë kritikuar për mungesën e një sistemi paralajmërues, por thanë se përmbytja ishte shumë më e rëndë se çdo parashikim dhe madje e kaloi përmasat e përmbytjes tragjike të vitit 1987, që mori jetën e 10 adoleshentëve.

Paralajmërimet për përmbytje të reja vazhdojnë, ndërkohë që zyrtarët raportojnë se rajoni ka marrë sasi shiu sa për disa muaj brenda disa orëve.

Ndërkohë, tragjedia nuk ka prekur vetëm Teksasin, në New Jersey, tre persona humbën jetën pas stuhive të forta dhe reshjeve të dendura, ku dy burra u vranë nga një pemë që ra mbi makinën e tyre dhe një grua 44-vjeçare humbi jetën në rrethana të ngjashme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA NDËRPREU NDIHMËN NDAJ UKRAINËS/ Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët
Previous article PANIK NË SARANDË/ Turisti nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit e tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT