Në qytetin e Dibrës fshati Trebishtë vazhdon të qendrojë i izoluar nga trashësia e dëborës.
Disa fshatra të Martaneshit vazhdojnë të jenë pa energji elektrike që prej ditës së djeshme.
Në fshatin Gramsh në Rovje trashësia e borës ka arritur në 120 cm.
Në qytetin e Korçës është normalizuar situate dhe lëvizet pa problem.
Rreth 20.000 mijë abonentë vazhdojnë të jenë pa energji për shkak të motit të keq ne të gjithë qarkun e Elbasanit. Aktualisht në terren janë 170 punonjës dhe dhjetëra mjete të OSHEE me bazë të bollshme materiale për riparimin e defekteve.
Mbrëmë nga përkeqësimi i kushteve atmosferike mbeten pa energji 30.000 abonentë nga 110.000 që ka qarku i Elbasanit. Ndërkohë vazhdon të jetë i pakalueshëm aksi Librazhd-Bulqizë pasi segmenti Shkalla e Lunikut -Steblevë ka 60 cm dëborë.
AlpeNews.al