Drejtoria Portuale e Vlorës ka dhënë alarmin për përkeqësim të motit përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme për shkak të reshjeve të shiut që parashikohet në vendin tonë.
Duke u nisur nga parashikimet meteorologjike Drejtoria Detare e Vlorës ka dhënë urdhër për ndalimin e daljeve në det për një kategori të caktuar mjetesh lundruese duke përfshirë anijet e vogla dhe ato të peshkimit.
Njoftimi:
1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 25 – 26 SHKURT 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipa destinacioneve.
5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 27 Shkurt 2023 ora 06:00


