Moti i keq ka përfshirë disa zona në vend dhe për të shmangur ndonjë situatë rreziku, bashkia e Vlorës u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makina.
Bashkia u drejtohet qytetarëve duke thënë që të shmangin të gjitha lëvizjet për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta që priten në vijim.
“Te dashur qytetare! Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta qe priten ne vijim. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, shkruan bashkia.
Kjo javë do të karakterizohet me reshje të dendura shiu në të gjithë vendin, të cilat kulmin do ta kenë deri të hënën në mesditë. Meteorologu Hakil Osmani, për Report Tv, ka dhënë me detaje si do jetë i moti në ditët në vijim.
Moti i keq “ka pushtuar” Italinë Veriore prej dy ditësh, për pasojë janë bllokuar rrugë dhe hekurudha, teksa në Veneto është rrëzuar ura, por fatmirësisht 3 punonjës kanë shpëtuar.


