Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) iu ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit drejt vendeve me dëborë, duke u pajisur me zinxhirë.
Në njoftim ARRSH bën me dije se ka filluar puna për pastrimin e rrugës Qafë Mali-Fierzë, si dhe duke hedhur kripë për të shmangur bllokimin e qarkullimit të mjeteve.
“Në Qafë Mali-Fierzë puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës për të mos lejuar bllokimin e qarkullimit të mjeteve ka vazhduar pa u ndalur.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore”, shkruan ARRSH.


