Paraditja mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta ndërsa mesdita sjell fuqizim të vranësirave dhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit. Mbrëmja zhvendos shirat kryesisht në kufirin Lindor.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera termike konstante.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det do të vijojë dallgëzim i ulët.
Europa
Qendra dhe Veriu i Europës mbeten me reshje të përkohshme shiu dhe dëbore. Po ashtu, pjesërisht rajoni Mesdhetar dhe Ballkani përfshihen nga vranësira dhe shira afatshkurtër.
Ndërsa Europa Perëndimore dhe Lindore paraqiten kryesisht kthjellët.



