E enjtja nis me diell dhe mot të ngrohtë. Pjesa e parë e ditës do të jetë e tillë, ndërkohë që pas mesditës do të kemi shtim të vranësirave, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu madje dhe me stuhi e shtrëngata me karakter lokal.
Sa i takon temperaturave sipas parashikimi të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ato do të shkojnë nga 15 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 29 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat bregdetare. Ditët e para të qershorit priten të jenë me mot të tillë dhe me një rritje të lehtë të temperaturave.