Kthjellimet dominojnë në të gjithë vendin deri në orët e pasdites kur vranësirat shfaqen në zonat malore.
Orët e natës sjellin vranësira të fuqishme në territor të cilat gjatë natës do të gjenerojnë shira në Veri të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime në orët e para të ditës por një rritje me 2- 3°C, do të shënohet gjatë mesditës.
Era do fryjë mesatare por e fortë në mbrëmje, me shpejtësi 60 km/h nga Jugperëndimi ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 4 ballë.
Europa
Jugperëndimi i Europës duke përfshirë rajonin Mesdhetar mbeten me shira të konsiderueshëm.
Po ashtu, vranësira të dendura por shira të pakët do të ketë pjesërisht edhe Europa Juglindore. Por Europa Veriore e Qendrore paraqiten me mot kryesisht të kthjellët.



