Java mbyllet me mot të kthjellët, i cili do të alternohet edhe me vranësira kalimtare. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak shpjegojnë se, të dielën moti do të jetë i favorshëm për plazh. Kujdes duhet të kenë ato që do të shkojnë në jug të vendit, pasi aty edhe mund të kemi disa reshje të dobëta shiu megjithëse të izoluara.
Sa i takon temperaturave ato pritet të shkojnë nga 10 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore e deri në 27 gradë në vlerat e tyre maksimale, në zonat e bregdetare.


