• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOSPUBLKIMI I REZOLUTËS…”/ Italia veto BE-së për Venezuelën
Home
Nderkombetare

“MOSPUBLKIMI I REZOLUTËS…”/ Italia veto BE-së për Venezuelën

5 February, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Italia bllokon daljen e një rezulote të përbashkët të Bashkimit Europian të cilët njohin Juan Guaido si Presidentin legjitim të Venezuelës. Deri më sot janë 19 vende të Bashkimit Europian mes të cilave Spanja, Gjermania, Franca etj që pranojnë Juan Guaido si Presidentin e komanduar të Venezuelës të zgjedhur nga Asamblea Kombëtare deri në zgjedhjet e ardhshme të lira, të drejta e demokratike.

Janë ende 9 vende të tjera mes të cilave Italia, të cilat e mendojnë ndryshe. Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, ka zgjedhur një ditë më parë selinë e urdhrit të gazetarëve të huaj në Romë për të bërë publik vendimin e Bashkimit Europian duke u shprehur se e gjen të parpanueshme që Italia është në krah të Maduros.

Qeveria Conte ka dalë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme me një notë zyrtare ku shprehet se “Italia mbështet dëshirën e popullit venezuelian për të arritur sa më shpejt në zgjedhjet e reja presidenciale të lira e transparente”, pa përmendur as Presidentin Maduro e as Juan Guaido. Sipas mediave italiane, qeveria e Romës ka vendosur veton për mospublikimin dje të një rezolute të përbashkët të 28 vendeve europiane kundër regjimit të Maduros. Ky qëndrim i qeverisë italiane ka çuar dhe në një çarje të brendshme mes koalicionit qeverisës.

Krejt ndryshe e mendon Partia Lidhja dhe lideri i saj Matteo Salvini ka deklaruar se “Italia nuk po bën një figurë jo të mirë me qëndrimin e saj ndaj çështjes Venezuela”.Një apel ka ardhur dhe nga Presidenti i Republikës  Sergio Mattarella i cili i ka kërkuar qeverisë Conte “përgjegjësi e qartësi në qëndrimin e saj në linjë të përbashkët me aleatët e partnerët europianë.” Një apel ndihme me një letër zyrtare i ka mbërritur qeverisë italiane dhe nga kryetari i bashkisë së Karakas, i cili i kujton kryeminstrit Conte se janë rreth 2 milionë e gjysmë italianë që jetojnë në këtë qytet e shumë venezuelianë që kanë origjinë italiane e që në këto momente kanë nevojë për ndihmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I IMPLIKUAR NË TRAFIK DROGE/ Ishte dënuar në Itali si pjesë e organizatës kriminale, kapet në Vlorë 57-vjeçari (EMRI)
Previous article JASHTË SKUADRE PËR 15 MUAJ/ Sulmuesi francez kërkon nga PSG-ja dëmshpërblim prej...

k.autor

Postime të ngjashme

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT