Pamje të shpërndara nga mediat britanike, tregojnë një super-tank rus me vlerë 4 milionë funte u godit nga forcat ukrainase vetëm pak ditë pasi bëri debutimin e tij në fushën e betejës.
Tanku, me çelik të përforcuar dhe një sistem të veçantë të mbrojtjes automatike, besohet të jetë një T-90M shumë i avancuar rus dhe duket se është i pari që shkatërrohet në Ukrainë.
Videoja tregon momentin kur supertanku rus T-90M 4 milionë paund hidhet në erë dhe shkatërrohet me sukses nga ushtria ukrainase.
Tanku besohet të jetë një nga tanket më të avancuar të Rusisë, i mbrojtur nga një armaturë speciale reaktive.
Armatura është projektuar që të shpërthejë automatikisht kur goditet.
Përveç sistemit të vetë-shpërthimit të armaturës, tanku mbrohet edhe me një sistem të automatizuar të mbrojtjes, i cili është krijuar për të lëshuar granata tymi kur drejtohet nga një raketë hyrëse përmes një rreze lazeri.
Droni që kapi imazhet e shpërthimit po monitoronte tankun T-90M në mes të një sulmi raketor.
Tanku shihet duke u nisur drejt pyllit dhe për pasojë po hidhet në erë nga ushtria ukrainase e përfshirë në sulm.
Së bashku me tankun, pamjet tregojnë edhe pamjet e një sistemi raketash termobarike ruse të shënjestruar nga forcat ukrainase dhe rrjedhimisht duke u shkatërruar.
Ushtria ukrainase tha se sulmi ndodhi në rajonin verilindor ukrainas të Kharkiv Oblast.


