• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Moska dëshmon inatin RUS/ Mbyll rubinetin e turistëve për në Mal të Zi: Shkoni në Shqipëri këtë verë
Home
Rajon

Moska dëshmon inatin RUS/ Mbyll rubinetin e turistëve për në Mal të Zi: Shkoni në Shqipëri këtë verë

8 April, 2018 F.autor Rajon

Në prag të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, Moska ka goditur fuqishëm këtë vend duke tentuar që të rrëzojë financiarisht atë që nuk arriti dot me shërbimet sekrete.

Autoritetet ruse kanë ndaluar Montenegro Airlines për të fluturuar në Moskë duke bërë kështu që të ulet drastikisht numri i turistëve rusë në Mal të Zi.

Siç bën të ditur B92, mediat ruse po theksojnë se pritet që gjatë këtij viti të ketë një rritje të turistëve rusë në Turqi, por edhe në Greqi e Shqipëri.

Plani i biznesit i Montenegro Airlines (MA) për vitin 2018 në bazë të parashikimeve të bëra planifikonte që çdo janë nga 25 prilli 5 avionë të bënin linjën ruse 4 herë në javë.

“Fillimisht kemi planifikuar për të marrë avionë me qira pasi ka kërkesë të madhe gjatë muajve të verës, ku ne kemi çdo ditë fluturime, në Moskë dhe Beograd. Fluturimet janë në aeroportin e vogël të Tivatit. Por planet po na i dështojnë autoritetet ruse”, deklaroi për B92, një drejtues i agjencisë malazeze të aviacionit.

Montenegro Airlines ka planifikuar se në periudhën qershor-korrik të realizohet një total prej 3,396 fluturime, për të transportuar 324.000 pasagjerë.

Qeveria malazeze sapo miratoi heqjen e vizave për qytetarët rusë prej 15 prillit deri më 31 tetor. Vendimi i autoriteteve të aviacionit ruse për të mohuar lejen këtë shikohet si një goditje të rëndë për biznesin.

Analisti Igor Damjanoviç theksoi se turistët rusë që kanë preferuar Malin e zi, në pjesën më të mirë të tyre do të shkojnë drejt Shqipërisë, pasi agjencitë turistike kanë nisur që tani të mbushin vakumin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mephis Depay i jashtëzakonshëm për Lyon, 1 gol dhe 4 asist kundër Metz (VIDEO)
Previous article Takaj nuk mjaftohet, korçarët me dy studio ligjore për pafajësinë

F.autor

Postime të ngjashme

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT