Pas vendimit të Moskës për të dëbuar diplomatët amerikanë, si hakmarrje ndaj SHBA-ve, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë. Në njoftimin zyrtar të saj, ambasada ka theksuar se ky gjest “përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”./AlpeNews.al
Njoftimi i plotë
Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar.
️ | #Russia‘s decision to expel American diplomats only further deteriorates the US-Russia relationship. The US responded appropriately in the expulsion of undeclared Russia Intel officers after the deadly attack in the U.K.



