• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOSKA: 600 ushtarë ukrainas të vrarë në sulmin e së dielën. Kievi e hedh poshtë
Home
Nderkombetare

MOSKA: 600 ushtarë ukrainas të vrarë në sulmin e së dielën. Kievi e hedh poshtë

8 January, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Jo Ushtria ruse pretendoi të dielën se kishte kryer një sulm të përgjakshëm me raketa në dy kazerma që përdoren nga trupat ukrainase, por zyrtarët ukrainas i hodhën poshtë pretendimet për viktima.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se raketat kishin goditur dy baza të përkohshme në Kramatorsk të rajonin të Donetskut, ku ndodheshin 1300 trupa ukrainas, duke vrarë 600 prej tyre. Zëdhënësi i Ministrisë Igor Konashenkov tha se sulmet ishin një akt hakmarrjeje për sulmin e Ukrainës në Makivka, gjatë të cilit u vranë të paktën 89 ushtarë rusë.

Zëdhënësi i forcave të Ukrainës që luftojnë në lindje të vendit, Serhii Cherevatyi, tha për agjencinë ‘Associated Press’ se si pasojë e sulmeve të trupave ruse në Kramatorsk, ishte shkaktuar vetëm dëme në infrastrukturën civile, por jo viktima në radhët e forcave të armatosura të Ukrainës.

Në orët e para të 1 janarit, forcat ukrainase qëlluan me raketa një objekt në Makivka, po në rajonin e Donetskut, duke vrarë disa dhjetra ushtarë rusë. Ai u cilësua si një nga sulmet më të përgjakshme ndaj forcave të Kremlinit që nga fillimi i luftës më shumë se 10 muaj më parë.

Të dielën, ushtria ukrainase pretendoi se kishte goditur një sallë në një universitet në Rubizhne, një qytet në rajonin lindor të Luhansk, të pushtuar nga Rusia, duke vrarë 14 ushtarë rusë. Numri i të plagosurve nuk dihet ende.

Zhvillimet e fundit vijnë pasi forcat ruse i dhanë fund një armëpushimi që u respektuar pjesërisht, i cili u vendos nga Moska me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “KA LUHATJE…”/ Nedim Bajrami ka humbur vendin e titullarit tek Empoli, trajneri Zaneti zbulon arsyen
Previous article “SPARE”/ Intervistat e princit Harry pritet të rrisin tensionet me familjen mbretërore

F.autor

Postime të ngjashme

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit Botë

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit Botë

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT