• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I moshuari që jeton prej 30 vitesh si endacak në ishull, flet për historinë e tij të trishtë
Home
Gossip

I moshuari që jeton prej 30 vitesh si endacak në ishull, flet për historinë e tij të trishtë

6 December, 2017 g.autor Gossip, Lifestyle

Kur varka e dëmtuar e Mauro Morandit doli në brigjet e Ishullit Budelli 28 vjet më parë, ai vendosi të ngrinte shtëpinë aty, thuajse krejt i vetëm. Menjëherë pasi zbarkoi më 1989-ën , zbuloi që kujdestari i ishullit po dilte në pension. Varka e shkatërruar e Morandit ishte pasqyrim i gjendjes së tij fizike, mendore dhe emocionale në atë kohë. Kështu që vendosi të ndryshojë jetën dhe të pranojë postin e punës.Ishulli Budelli, një copë e vogël toke mes Sardenjës dhe Korsikës, është një nga më të bukurit e 7 ishujve që formojnë Parkun Kombëtar të Arkipelagut Madalena.

Pamje nga Ishulli

Vetëm pak turistë shkojnë e vijnë në zona të caktuara të ishullit Budelli, kështu që në pjesën më të madhe të vitit, Morandi jeton vetëm. “Ajo që dua më shumë është heshtja. Heshtja në dimër kur nuk ka stuhi dhe askush nuk është rrotull, por edhe heshtja e perëndimit në verë”, ka thënë ai për National Geographic.

Qeveria italiane në fillim të 1990-ës, që ndikon në turizmin e ishullit. Plazhi është mbyllur për të mbrojtur ekosistemin e tij të brishtë. Më 2016-ën , qeveria italiane madje sfidoi të drejtën e Morandit për të jetuar në ishull. Megjithatë një peticion që protestonte largimin e Morandit mblodhi më shumë se 18 mijë firma. Përjashtimi i tij nga ishulli është shtyrë në afat të pacaktuar, gjë që duket e mirë, por nuk është garanci. “Nuk do largohem kurrë” , i ka thënë Morandi National Geographic. “Shpresoj të vdes këtu dhe të më digjet trupi, ndërsa hiri im të shpërndahet në erë”.

Pamje nga Ishulli

Edhe pse Morandi është tejet i izoluar, duket shumë i lidhur me çështjet globale. Ai i kalon ditët duke mbledhur trungje dëllinjash dhe i gdhend në skulptura. Më pas i shet skulpturat turistëve dhe i dhuron paratë organizatave jo fitimprurëse në Afrikë apo Tibet. Gjithashtu mediton, është lexues i thekur dhe i pasionuar pas fotografisë.

Tashmë, një kompani interneti po çon Wi-Fi në ishullin Budelli, që do të thotë se Morandi do të lidhet me miliona njerëz në të gjithë botën. Porn ë vend të ndihet i bezdisur nga kjo mësymje në vetminë e tij, ai është optimist se do ndihmojë njerëzit në mbarë botën të shohin fortesën e tij të vogël për atë çka është në të vërtetë. “Kur dashuron dikë thellë e sheh si të bukur, por nuk do të thotë se e sheh të bukur vetëm fizikisht, por krijon empati. E njëjta ndodh me natyrën”, ka thënë ai. “Mendojmë se jemi gjigantë dhe e zotërojmë Tokën, por jemi thjesht mushkonja”./ living

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish kryeministri italian flet për Shqipërinë: Më vjen keq që s’është futur në BE
Previous article Artistët shqiptarë që hoqën dorë nga pasaporta e Kosovës (LISTA)

g.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT