Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe sekretarit i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi kanë zhvilluar një takim në ambientet e Kuvendit.
Ende nuk dihet detaje mbi takimin e tyre, por me shumë gjasa kryefjalë e tij do të jetë dekretimi i Sandër Lleshit si zv.ministër i Brendshëm në seancën e jashtëzakonshme që do të zhvillohet ditën e nesërme.


