• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOSDEKLARIMI I SHPENZIMEVE MJEKËSORE/ Meta fajëson Kryemadhin: Më dha garanci të pavërteta se i kishte paguar sipas ligjit
Home
Breaking News

MOSDEKLARIMI I SHPENZIMEVE MJEKËSORE/ Meta fajëson Kryemadhin: Më dha garanci të pavërteta se i kishte paguar sipas ligjit

28 October, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka fajësuar nga burgu 313 ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, për pagesa shëndetësore, që SPAK e akuzon se nuk i ka deklaruar.

Meta sqaron se bëhet fjalë për 15 mijë shpenzime shëndetësore, për të cilat ka marrë garanci nga Monika Kryemadhi se i kishte paguar dhe deklaruar sipas ligjit, por shton se këto ishin garanci të pavërteta.

“Mosdeklarimi sipas tyre i shpenzimeve të mia shëndetësore në vitin 2013 në Vjenë prej 7341 Euro. Dhe në Nëntor 2014, shuma prej 7984 Euro në klinikën, Austri. Pra bëhët fjalë vetëm për 15 mijë Euro total në 20 vite hetime. Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit”, sqaron Meta.

Kreu i PL-së shprehet gjithashtu se hedh poshtë pretendimet e SPAK se ai ka përfituar kartat që Monika Kryemadhi ka përdorur nga biznesmeni Adrian Shatku.

“Akoma më i turpshëm është konkluzioni se unë kam përfituar nga kartat që ish-bashkëshortja ime paska marrë dhe përdorur nga Adrian Shatku, gjë që s’do ta kisha lejuar kurrë”, shprehet Meta.

Ilir Meta, në një status të gjatë në rrjetet sociale, shkruan se është “sot i burgosur politik nga Dumani, Rama dhe mafia ndërkombëtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET PRESIDENCILE NË SHBA/ Trump paraqet argumentat përmbyllëse të fushatës: Ne duhet të mposhtim Kamala Harris
Previous article VUANI NGA HIPERTENSIONI/ Ja ushqimet që ulin presionin e lartë të gjakut

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT