• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët, rritet arkëtimi me forcë i gjobave
Home
Sociale

Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët, rritet arkëtimi me forcë i gjobave

21 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

-Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërëisht të paktën 104 raste gjobash të vendosura ndaj zyrtarëve dhe për të cilat gjykatat kanë vendosur në favor të insitucionit. Shifrat i ka bërë publike Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, (ILDKPKI). Gjatë raportimit të ecurisë së të ardhurave të institucionit ku një zë është nga ekzekutimi i detyrueshëm nga Zyrat Përmbarimore të rretheve për gjobat e vendosura për rastet e shklejes së detyrimeve ligjore si dhe vendimeve gjyqsore që kanë marrë formë të prerë.

“Për këtë periudhë të vitit janë ekzekutuar tërësisht 104 raste në vlerën 15.8 milionë lekë nga të cilat në 70 raste në vlerën 11 milionë lekë kanë kaluar në llogari të të ardhurave të ILDKPKI. Arkëtimi në favor të ILDKPKI I 34 rasteve të tjera të cilat përbëjnë vlerën 4.8 milionë lekë është në process likujdimi. Po kështu të ardhurat e tjera vlerësohen në masën 23 mijë lekë” thuhet në raportin e Inspektoratit ku analizohen të dhënat e shpenzimeve dhe të aedhurave.

Shifra e ekzekutimit nga përmbarimi është të paktën 3 herë më e lartë sesa ajo e raportuar për të njëjtën periudhë të një viti më parë kur regjistronte në total 36 raste.

Sakaq ILDKPKI ka arkëtuar gjoba që kanë paguar në mënyrë vullnetare nga zyrtarët 25 raste me një vlerë prej 4 milionë lekë. Kjo tendencë është në rënie në raport me një vit më parë kur vullentarisht u paguan në arkën e ILDKPKI 77 raste gjobash me një vlerë 14 milionë lekë.

Të ardhurat gjithsej të Inspektoratit për periudhën janar-prill 2018 janë 15 milionë lekë dhe të gjitha shkojnë në buxhetin e shtetit.

ILDKPKI ka analizuar disa nga shpenzimet kryçe të saj të lidhura me funksionimin e institucionit, stafin prej 70 personash të punësuar pranë tij, blerjen e një seri mallrash dhe shërbimesh si dhe programe të veçanta. Në raport me një vit më parë shpenzimet e ILDKPKI janë rritur me të paktën 12 për qind duke arritur në 41 milionë lekë. Kjo pjesërisht argumentohet me hyrjen në fuqi në mes të vitit të kaluar të kuadrit që lidhej me sinjalizuesit apo siç njihen në zhargon “bilbilfryrësit”./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Messi një përbindësh golash/ Fiton Këpucën e Artë për herë të pestë në karrierë
Previous article Përgatitet për 5 minuta, përdoret 5 ditë dhe humbni 5 kg

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT