Siç ishte paralajmëruar sot biznesi i vogël do të ulë qepenat për rreth 60 minuta, si mosbindje ndaj TVSH-së për biznesin e vogël.
Kësaj proteste i janë bashkuar edhe partitë politike, kryesishtë opozita e bashkuar.
Më herët Basha akuzoi qeverinë se po grabit shumicën për të mbushur xhepat e saj.
“Arsyet pse biznesi i vogël po futet në TVSH janë arsyet korruptive të cilat inkriminojnë drejtpërdrejtë Edi Ramën.
E para që të bëjë koncesionin e TVSH-së dhe t’ia japë vëllait të tij dhe e dyta e gjithë xhiroja që bën biznesi i vogël kur të mbyllet ky biznes ta drejtojë në 4 apo 5 oligarkë që kontrollojnë tregun.
Kaq e thjeshtë është. Prandaj e kemi kundërshtuar dhe e kundërshtojmë me forcë.
Mbështesim thirrjet që keni bërë sot.
Nuk pret më koha. Fjalët nuk kanë për ta ndryshuar më këtë realitet. Kjo pra është e vërteta. Kjo është e vërteta e TVSH-së.
Grabitet shumica për t’i dhënë pakicës. E thatë shumë mirë.
Pse për koncensionet jepen kontrata 30 vjeçare, ndërsa sistemi fiskal ndryshon çdo 3 muaj?!
Sepse kjo është një qeveri që mendon vetëm për xhepat e një pakice dhe për këtë flijon ditë për ditë interesat e shumicës”, tha Basha.