• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOS U GËNJENI NGA FJALËT E BUKURA…”/ Rama nga Gjirokastra: Për pak ditë do të jetë gati Aeroporti i Kukësit
Home
Politikë

“MOS U GËNJENI NGA FJALËT E BUKURA…”/ Rama nga Gjirokastra: Për pak ditë do të jetë gati Aeroporti i Kukësit

8 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, në një takim me të rinjtë e Gjirokastrës, tregoi arsyet se përse nuk duhet ndalur puna dhe të vazhdohet përpara me Partinë Socialiste në krye.

Ai tha se mandati i dytë qeverisës është përballur me shumë sfida, siç ishin pandemia dhe tërmeti, por sipas tij, Shqipëria po del triumfuese në to. Ai tha gjithashtu, se investimet në turizëm, agroturizëm, në hidrocentrale dhe aeroporte do të rrisin shumë nivelin e punësisë në vend dhe standardin e jetesës.

Gjithashtu shtoi se brenda pak ditësh do të hapet Aeroporti i Kukësit.

“Ne kemi një vizion i cili ka filluar të jetësohet dhe për të cilin duhet të vazhdojmë të punojmë, sepse jetësimi i plotë i saj kërkon kohë e mund të madh. Ne kemi një karakter që të sprovohemi nga një moment kaq dramatik, me sfidën në të cilën përballë të gjithëve një pandemi që vjen një herë. Por edhe sfidën që u përballëm, tërmeti katastrofal. Karakteri ynë po sfidohet çdo ditë, që ne siç shihet çdo ditë po e fitojmë. Ne jemi të vendosur, shumë të duruar për të çuar përpara. Por na duhet koha e nevojshme dhe mbështetja e nevojshme që maja, të mos na lodhë përpara se ta arrimë. Është shumë e vështirë dhe sa më shumë ngjitesh aq më shumë lodhesh, tundohesh nga dëshira për t’u ulur, ndaluar, dëshira për t’u kthyer, por nuk mund të ndalojmë e të kthehemi mbrapa sepse objektivi që kemi vënë është shumë fisnik. Shqipëria nuk shkon në vend tjetër me receta çudibërëse. Po të bësh një xhiro në zemrën e Gjirokastrës, shikon se sa herë vjen gjerat ndryshojnë, dyer të tjera hapen, shkallë të tjera restaurohen, dhoma të tjera transformohen, të reja dhe të rinj, familje krijojnë punë për veten e tyre, por edhe punësojnë edhe të tjerë. Është një punë prej milingonash, punë këmbëngulëse. Çfarë ndryshon sot në krahasim me dje. Deri dje, sa herë vije në Gjirokastër shikoje po atë që kishe parë herën e kaluar, më shumë pluhur, më pak energji dhe më pak gjurma të një jete që gëlon. Sot nuk është si duam ne të jetë, sepse ka shumë për të hapur, ka shumë shkallë për të restauruar, ka ende hapësira për të shfrytëzuar. Kështu janë të gjithë sektorët tonë. Zgjedhja është e qartë, të vazhdojmë këmbënguljen përpara dhe të lidhim hallkat e një zinxhiri që do të bëhet një gjerdan i bukur në qafën e Shqipërisë, që do të bëhet një gjerdan i bukur në të gjithë atë organizëm të trupit dhe shoqërisë tonë, apo do të ndalojmë. Ne nuk mund të ndalojmë dhe s’mund të bëjmë atë gabim që shqiptarët kanë bërë në historinë e tyre, ku janë tërhequr nga sirenat joshëse dhe e kanë paguar shtrenjtë koston e kësaj tërheqje. Nuk ka transformim pa punë, s’ka arritje pa rezistencë dhe pavendosmëri e lodhje. Unë besoj shumë që do e bëjmë Shqipërinë të ardhmen e këtij vendi. Sepse Shqipëria ka filluar të vendosë në punë burimet e veta të jashtëzakonshme natyrore dhe trashëgiminë e vet. Tepelena ishte e braktisur tek kthesa, askush nuk ndalonte atje, veç për të pirë pak ujë dhe të mbushur makinën me karburant e vazhduar sa më shpejt, por sot Tepelena është një institucion. Labëria është një destinacion. Me rrugët e reja, për shumë pak orë do të zbresin në detin Jon. Në këtë hapësirë do të ketë shumë hapësirë për të dhënë punë dhe në të gjithë këtë hapësirë, duhet iniciativë. Nuk duhet pritur se çfarë duhet të japë shteti, por duhet parë sa potenciale ka, mundësi ka. Mjafton të kesh sy të hapur dhe të kesh kurajo për të arritur qëllimet. Ne kemi bërë gjëra pafund, por ka pafundësi gjërash që do të bëjnë, që të gjitha duhet të marrin kuptimin e tyre. Reforma në arsim është e rëndësishme, ne duam ti ngremë në një nivel tjetër universitet tona. Ju e keni Janinën afër, shumë nga ju keni shkuar në Janinë. Janina jo para shumë kohësh ka qenë një qytet provincial, një qytet që se kishte jetën fantastike që kishte sot. Çfarë ka më pak Gjirokastra, për të pasur, pot ë njëjtën bum, falë jetës studentore që krijon jetë ekonomike. Asgjë nuk ka më pak këtu, apo më shumë atje, duhet vetëm vizioni. Universitet tona duhet të jenë dyer që të rinjtë dhe të rejat të kenë ndjesinë sikur ikin jashtë shtetit. Ky është një nga planet tona të veprimit të 2021-2025. Kemi krijuar një vizion të 2030 dhe ne besojmë që të bëhemi kampione e Ballkanit në turizëm, agroturizëm, në fushën e teknologjisë. Me gjithë ato para që ne shpenzojmë për të importuar në energji, të mos shpenzohet për këtë punë, por ne të ekspertojmë energji. Në pak ditë ne hapim Aeroportin e Kukësit. Firmosim kontratën më në fund për të filluar punimet në Aeroportin e Vlorës, sat ë firmosim atë, do të hapim garën për Aeroportin e Sarandës. Këto investime do të hapin më shumë vende pune. Është e rëndësishme të mos tundohemi nga premtimet e fjalët e bukura, port ë shikojmë dhe vlerësojmë karakterin”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË AKUZUAR PËR VRASJEN E GENTIAN DHE NEZIR BEQIRIT/ Dosja e Ardian dhe Florenc Çapja i kalon SPAK
Previous article U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Elona Pitarka publikon FOTON e veçantë të vajzës duke fjetur

s.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

"DO VIJ TA MARR, VETËM..."/ Çfarë u kërkoi Armand Shakaj dy lavazhierëve pasi vrau shokun e tij Eglant Koçi Aktualitet

"DO VIJ TA MARR, VETËM..."/ Çfarë u kërkoi Armand Shakaj dy lavazhierëve pasi vrau shokun e tij Eglant Koçi

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi Aktualitet

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT