• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOS U BËJ BUDALLA!” Zbulohet letra e Trump për Erdoganin dhe kërcënimi që i bën
Home
Nderkombetare

“MOS U BËJ BUDALLA!” Zbulohet letra e Trump për Erdoganin dhe kërcënimi që i bën

17 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Donald Trump paralajmëroi homologun e tij, Rexhep Taip Erdogan, “mos të behet një budalla” dhe tha se historia rrezikonte ta quante atë “djall” nëse nuk terhiqej nga plani ne Siri.

Ky eshte thelbi i nje letre te publikuar nga gazetarja amerikane e Fox News, Trish Regan, leter qe thuhet se Trump i ka derguar Erdoganit, ditën kur Turqia filloi sulmet e saj në veri-lindje të Sirisë.

3500

Letra, mban daten 9 tetor dhe u shoqeruar me shume debate, madje edhe lidhur me autenticitetin e saj, por sipas mediave te huaja me pas u konfirmua.

Trump i bën thirrje Erdoganit të bëjë marrëveshje paqeje me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trump presidentit turk. “Jam munduar shumë që t’i zgjidh disa probleme tuajat. Mos e zhgënje gjithë botën. Mund të arrish një marrëveshje shumë të mirë.”- thuhet ne leter.

dd-4-477x600

“S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, thuhet me tej.

Pasi Amerika vendosi të largohet nga Siria veriore, ku kishte bashkëpunuar prej kohësh me forcat kurde kundër ISIS-it, duke u garantuar mbrojtje nga Turqia, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ndërmori një fushatë ushtarake kundër forcave kurde.

Bombardimet nga ajri u ndoqën nga një pushtim nga toka, gjë që solli vrasjen e një politikaneje kurde, sulmin e një autokolone me gazetarë dhe largimin e 275 mijë banorëve nga shtëpitë e tyre. Për këto, OKB thotë se Turqia mund të mbajë përgjegjësi për krime lufte.

Trump, ndërkohë, ka thënë se problemet midis Turqisë dhe Sirisë duhet të zgjidhen mes tyre dhe se ushtarët amerikanë s’kanë pse të rrinë në rajon.

“Situata atje është strategji gjeniale për SHBA-të. Siria është miqësore me kurdët. Dhe kurdët dinë të mbrohen. Nuk është se dhe kurdët janë engjëj”, tha Trump nga Zyra Ovale, pasi mori kritika edhe nga vetë republikanët për tërheqjen e papritur. Ata e quajtën katastrofë edhe më të madhe se tërheqja e Obamas nga Iraku. Megjithatë, Trump ka premtuar të vendosë sanksione të ashpra kundër Turqisë, nëse nuk arrihet një armëpushim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRIUMFON ISMAIL KADARE/ Rrëmben Nobelin Amerikan, triumfon me 9 shkrimtarëve të shkëlqyer
Previous article “KA VESHUR NJË COPË RRIPI"/ Turistja me biki të "VOGLA" arrestohet nga policia

k.autor

Postime të ngjashme

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT