Justin Bieber është detyruar ta kalojë Shën Valentinin duke bërë xhiro me shokët sepse Selena vazhdon përpjekjet për të bindur të ëmën të pranojë lidhjes e dyshes.
Ylli i ‘Wolves’ dhe i dashuri i saj i zemrës iu rikthyen historisë pak muaj më parë, por prindërit e këngëtares nuk e aprovojnë kurrsesi bashkimin e tyre.
“Selena po përpiqet me çdo kush ta bind të ëmën se Justin ka ndryshuar për mirë.”- janë shprehur burime pranë tyre.
Thuhet se ylli i Disney-it është në rrugë të mbarë deri më tani, por e ëma vazhdon ende të mendojë se Justin-i nuk është i duhuri për të dhe as që ka ndërmend të flasë me të siç nuk e ka bërë deri më tani.
Sido që të jetë, 25-vjeçarja është e madhe mjaftueshëm për të vendosur vetë dhe deri më tani Justin është zgjedhja e saj e vetme.