• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS SHKONI TEK…”/ Manastirliu: S’vlejnë recetat me Whatsapp, qytetarët me COVID të komunikojnë me mjekun e familjes
Home
Sociale

“MOS SHKONI TEK…”/ Manastirliu: S’vlejnë recetat me Whatsapp, qytetarët me COVID të komunikojnë me mjekun e familjes

17 November, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bëri thirrje qytetarëve të infektuar me Covid që ti drejtohen mjekut të familjes dhe më pas këta të fundit do të bëjnë vlerësimin e tyre nëse duhet të shkojnë në spital apo të trajtohen në kushte shtëpie.

Ministrja bëri një apel për të gjithë që të mos marrin receta më Whatsapp dhe as të shkojnë tek mjekët që nuk e njohin problematikën.

“Është e rëndësishme që të ndiqen pacientët, por edhe rastet e dyshuara. Një thirrje për qytetarët që të komunikojnë me mjekuan e familjes dhe të ndiqeni nga mjeku dhe të merrni terapinë e mjekimit nëse keni nevojë.

1.2 mld lekë janë vendosur në buxhetin e shtetit për të mbështetur qytetarët e prekur. Kjo është një mbështetje më shumë në mënyre që të kemi mundësi të lehtësojmë ato pagesa që vijnë nga buxhetet familjare.

Nuk vlejnë recetat e  Whatsapp, nuk vlen të shkosh tek mjekët që nuk e njohin problematikën. Ne na duhet të punojmë më shumë me qytetarët për të patuar besimin tek mjeku i familjes”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me mjekë në qendrën shëndetësore nr. 4 në Tiranë, Ministrja Manastirliu tha se buxheti 2021 ka një financim historik për Shëndetësinë, me rritje 23 % më shumë se vitin 2020.

“Siç jeni në dijeni, dje, Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2021. Me miratimin e buxhetit për vitin tjetër, sektori shëndetësor do të ketë një financim historik, 23 % më shumë se viti 2020. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë financiojmë me këtë? E para, financojmë 40% rritjen e pagave për të gjithë mjekët, infermierët, personelin tonë shëndetësor kudo në Shqipëri, në çdo sistem, parësor apo spitalor. Dhe kjo është me të vërtetë një mbështetje reale për punën e madhe që bëjnë mjekët dhe personeli shëndetësor dhe mbi të gjitha, financojmë mbështetjen për qytetarët qoftë për trajtimin e COVID19 por edhe patologjitë e tjera si dhe investimet për rritjen e kapaciteteve”,tha Manastirliu.

Në kuadër të planit për përballimin e situatës vjeshtë-dimrin, Ministrja Manastirliu theksoi se po vijon vaksinimi ndaj gripit për të gjitha kategoritë e rrezikuara, sipas planifikimi të Instituit të Shëndetit Publik. “Pas vaksinimit të personelit shëndetësor, vijon vaksinimi për grupet e rrezikuara, sipas kalendarit nga Instituti i Shëndetit Publik”, u shpreh ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ I përfundon kontrata verën e ardhshme, Inter gati goditjen e madhe për...
Previous article NGA LARGIMI I BROJËS TEK DËMTIMI I GJASULËS/ Reja "pa doreza": Ja çfarë duhet të bëjmë…

F.autor

Postime të ngjashme

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT