• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS MË VRIT, MË FEJONI DHE ME SAKAT”/ Si u zbulua sekreti i Eglantina Bucit dhe si e mashtroi i vëllai për ta vrarë
Home
Breaking News

“MOS MË VRIT, MË FEJONI DHE ME SAKAT”/ Si u zbulua sekreti i Eglantina Bucit dhe si e mashtroi i vëllai për ta vrarë

9 September, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Ndihmë, mos më vrit, do të fejohem me kë të thoni ju qoftë edhe sakat”. Ishin këto fjalët e fundit të Eglantia Bucit të ekzekutuar vjeshtën e vitit 2012 mbi fshatin Feken pranë Malit me Gropa në Tiranë. Report Tv ka mundur të zbardhë dëshminë e informatorit të policisë i cili zbërthen krimin makabër dhe ishte pjesë e krimit ku me një pistoletë dhe një plumb në distancë të afërt Shkëlzen Buci ka qëlluar ballë përballë të motrën e tij.

Ndërsa teksa iknin rrugës për në Dajt, Eglantina e ka kuptuar diçka duke i kërkuar të vëllait përse po ikim këtej, të sqarohemi në Tiranë.

Shkëlzeni i është përgjigjur, epo ti bërtet në Tiranë ndaj tani e ke marrë rrugën e keqe dhe pasi të më tregosh çdo gjë dhe ku ke çuar lekët që vodhe në shtëpinë e babit do kthehemi sërish.

Por kjo nuk ndodhi, dhe vetëm një fundjavë gjahu më 14 shtator 2012 e shtetasit D.Ç me dy zagarët e tij do të ishte pikënisja e zbulimit të një krimi makabër.

Më 21 shtator eshtrat do të përfundonin në laboratorin e mjekësisë ligjore, por për hetuesit e vetmja e dhënë e përftuar ishte identifikimi i moshës rreth 30 vjeç me përafërsi dhe seksi femër, por asgjë më shumë.

Hetuesit pyetën disa familjare që kishin deklaruar vajza e nuse të humbura, por asnjë provë s‘do të ndihmonte në identifikimin e viktimës dhe zbulimin e krimit. Vetëm 6 vite më pas në 2018 dëshmia e ish mikut të Shkëlzen Bucit do të nxirrte në pah një histori tronditëse. Duke treguar se Faik e Shkëlzen Buci i kishin dhënë atij numrin e telefonit të Elganitës me planin që të krijonte një lidhje.

Pa e ditur Eglantina kishte pranuar por pas sms për lidhje intime qëndronte i infiltruari i babait e vëllait të saj për ta nxjerr në pritë.

Veç telefonit Faik Buci dhe Shkëlzeni i dhanë atij edhe një unazë floriri për ta bërë më të besueshme se i riu që po ashtu kishte një familje dhe një djalë do të fejohej me Eglantinën.

Pak javë pas numrit të telefonit Faiku dhe Shkëlzeni arritën qëllimin e tyre dhe ditën që ai do ti tregonte unazën, Shkëlzeni ka shkuar me shokun duke e marrë me makinën tip golf dhe duke vazhduar rrugëtimin pa kthim atë të vrasjes së motrës së tij.

Por ky nuk është krimi i vetëm me të cilin është përfshirë Faik e Shkëlzen Buci. Faiku është dënuar edhe më herët në krimin ku djali i tij ishte paguar për të vrarë Mishel Prelën.

Sipas prokurorisë së Tiranës, ai është dënuar pasi kishte çmontuar dhe fshehur pistoletën tip TT, me të cilën i biri i tij Shkëlzen Buci, qëlloi disa herë në drejtim të aktorit Mishel Prela, por pa mundur ta vrasi atë. Goditja është kryer për qëllimin e përfitimit të 80 mijë euro, të premtuara nga porositësi i vrasjes Ervin Zallumi.

Ndërsa në deklarimet e tij ish i fejuari i Eglantinës burrin të cilin familja ja bëri pa dëshirën e saj, ka deklaruar se me Eglantinën ai nuk kishte qëndruar asnjëherë pasi ajo nuk donte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFEN PRAPASKENËN/ "Fenomeni" zbulon futbollistin, të cilit ia pastronte këpucët pas stërvitjes
Previous article ZJARR NË VARREZAT E MOSOPOTAMIT TË FINIQIT/ Dyshohet se filloi nga një qiri i ndezur, u rrezikua dhe Manastiri i Shën Kollit (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT