• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS MA BLLOKO PAMJEN E TV”/ Shqiptari grindet për ndeshjen e Kampionatit Europian, qëllon 3 herë…
Home
Aktualitet
Kronikë

“MOS MA BLLOKO PAMJEN E TV”/ Shqiptari grindet për ndeshjen e Kampionatit Europian, qëllon 3 herë…

11 September, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një i ri shqiptar i cili goditi me thikë një tifoz britanik të futbollit, pasi ai iu ankua se po i bllokonte shikimin në një prej ndeshjeve të Anglisë në Europian, është burgosur për nëntë vite. Plumb Hysa, 30 vjeç, goditi brutalisht 59-vjeçarin pasi ata festuan fitoren e çerekfinales së “Tre luanëve” kundër Ukrainës.

Shtetasit shqiptar i ishte kërkuar që të mos bllokonte televizorin gjatë lojës, ndërsa mbështetësit e kombëtares britanike u mblodhën në Hotel Mill në Chester më 3 korrik.

Por, gjatë ndeshjes, i riu shqiptar u armatos me një thikë, të cilën e fshehu në brezin e pantallonave.

Siç shkruan “Mail”, viktima dhe autori u panë më pas duke shkuar në tualet me flamurin e Britanisë mbi supe. Ishte ky moment kur Hysa goditi tri herë me “egërsi” viktimën e tij.

Pas ngjarjes, 59-vjeçarit iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrje emergjente kirurgjikale, pasi thika i shpoi zorrën, duke shkaktuar gjakderdhje të brendshme, ndërsa njëra plagë ishte pranë zemrës.

Hysa banues në Bootle, u deklarua fajtor për plagosje me pasoja të rënda trupore dhe posedim të një arme të ftohtë. Ai u burgos për 9 vjet në Gjykatën e Chester të enjten.

Në foton e shpërndarë nga Policia, Hysa mund të shihet me sy të nxirë pasi u godit nga shoku i viktimës gjatë arrestimit.

Prokurori Simon Duncan tha se viktima kishte qenë me miqtë si pjesë e një feste atë pasdite për ndeshjen e Anglisë që filloi në orën 20:00.

Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se në orën 19.53, pak para fillimit të ndeshjes, Hysës iu kërkua dhe iu bë me shenjë të lëvizte pasi po bllokonte televizorin. Ai iu bind urdhrit, duke mos shfaqur rezistencë, por dy minuta më vonë shkoi për të marrë thikën.

Në deklaratën e tij për ngjarjen, 59- vjeçari tha se ende kërkonte trajtim spitalor dy muaj më vonë, duke shtuar se kishte vështirësi për të fjetur.

Gjatë seancës, gjykatësi Patrick Thompson tha:

“Ju filluat një sulm të egër me atë thikë, gjatë së cilës e goditët viktimën tri herë, duke i shkaktuar atij lëndime serioze. Ashtë çështje fati që ai nuk u vra. Është e qartë se atë natë e keni humbur të gjithë arsyen. Ju kishit qëllim të shkaktonit dëm serioz për këdo që ju doli përpara”. Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Tre shqiptarë mbetën të vdekur më 11 SHTATOR, ja si i kujton komuniteti Shqiptar në SHBA
Previous article MUZIKË JASHTË ORARIT DHE I PAREGJISTRUAR/ E pëson administratori i lokalit në Sarandë, GJOBË dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT