Pas arrestimit të 13 personave dhe shpalljen në kërkim të 12 të tjerëve, pas akuzës për evazion fiskal me TVSH-në, ka reaguar kreu i qeverisë.
Në një postim në Twitter Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë bizneseve që të mos “luajnë me taksën sepse do t’i gjejë belaja”.
“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, ka shkruar Rama.
Këtë mëngjes, nga prokuroria jane leshuar 25 urdher ndalime per 25 persona qe figurojne administratore te subjekteve te dyshura fiktive qe kane leshuar fatura te falsifikuara per subjekte te treta me nje dem per buxhetin e shtetit prej 18 miliarde leke. Hetimet do te vijojne ne identifikimin e sakte e te plote te subjekteve perfitues te skemës mashtruese.