• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS KINI FRIKË”/ Dumani zbulon rolin e SPAK për 11 Majin: Duhet goditur në kohë, grupe hetimore në terren
Home
Aktualitet
Kronikë

“MOS KINI FRIKË”/ Dumani zbulon rolin e SPAK për 11 Majin: Duhet goditur në kohë, grupe hetimore në terren

21 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka zbuluar ditën e sotme strategjinë e SPAK për goditjen e krimit zgjedhor.

Në një tryezë të përbashkët për krimet zgjedhore me kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kryeprokurorin Olsian Çela dhe eksponentë të tjerë politikë dhe jo vetëm.

Dumani tha se krimi zgjedhor duhet goditur në kohë, sepse sipas tij kështu ka efekt më të madh publik. Për të arritur këtë, ai tha se SPAK ka planifikuar ngritjen e grupeve hetimore në terren.

Kreu i SPAK i bëri thirrje prokurorëve që të mos kenë frikë, për sa kohë janë në përmbushje të detyrimeve të tyre ligjore.

“Ju thatë se askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë që është në përmbushje të detyrimeve ligjore kushtetuese. Ne jemi institucioni i ndjekjes penale dhe është detyrimi ynë kushtetues dhe ligjor që sa herë para nesh paraqitet një rast për t’u trajtuar si një fakt penal, ne jemi të detyruar të kryejmë të gjitha hetimet përkatëse për ngritjen e një akuze.

Kemi bashkëpunim shumë të mirë me zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Kemi rënë dakord për të përcaktuar mënyrën konkrete sesi do të trajtohen rastet që do paraqiten para zyrës sonë apo zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, për të evituar edhe konfliktin e kompetencave, për të zgjidhur në kohë reale këto probleme dhe që hetimi të vijojë.

SPAK ka hartuar një strategji, qëllimi i së cilës është të parandalojë dhe hetojë në mënyrë të plotë dhe me transparencë veprat penale gjatë zgjedhjeve për Kuvendin 2025, për vepra që janë në kompetencë të kësaj strukture. SPAK ka parashikuar edhe grupe hetimore në terren, që do të veprojnë duke u koordinuar dhe bashkëpunuar me KQZ, me Policinë e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese. Kur krimi zgjedhor goditet në kohë, efekti publik është i madh dhe kundërta. Zgjatja e hetimeve post faktum, edhe nëse prodhon drejtësi, krijon mosbesim”, tha Dumani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI I GJKKO NË SHKODËR/ Urdhër arrest për anëtarin e dyshuar të bandës “Bajri”, Asmer Bilali
Previous article "TIRANËN E KAM NGRITUR NGA VARRI"/ Rama: Ka qenë si Kandahari, unë e bëra kryeqytet europian

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT