• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOS KALOJNË KUFIJTË E KOMPETENCAVE”/ Meta: Kushtetuesja të shfuqizojë vendimin për Teatrin. Rama dhe Veliaj s’tërhiqen nga shembja dhe ndërtimi i një godine të re
Home
Politikë

“MOS KALOJNË KUFIJTË E KOMPETENCAVE”/ Meta: Kushtetuesja të shfuqizojë vendimin për Teatrin. Rama dhe Veliaj s’tërhiqen nga shembja dhe ndërtimi i një godine të re

14 May, 2020 Delo.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta në një konferencë  për shtyp tregoi arsyet se përse depozitoi padinë në Kushtetuese, për shfyqizimin e vendimit të 8 majit për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të truallit të “Teaterit Kombëtar”

“Sot depozitova kërkesën për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë. Për fat të keq qeveria shpreh vullnetin që me kalimin e pronësisë, bashkia duhet ta shembë dhe të ndërtojë godinën e re. Shqiptarët rrezikohen që të humbasin një pasuri publike me interes të lartë. Synohet të zhduket dhe memoria jonë të humbasë.

Vendimi është anti-kushtetues për cënimin e pasurisë kombëtare. Është e qartë, se përmes togfjalëshit, ndërtimin e e një godine me standarde dhe që i ndalohet të ndryshojë destinacionin, qëllimi për shkatërrimin e kompleksit është urdhëruar dhe këshilli mbetet vetëm ta vendosë në zbatim. Prishja e godinës do të përbënte shkelje të parimeve kushtetuese. Këto akte duhet shfuqizuar dhe të vendosë për pezullimin e vendimit të tyre.

Qeveria dhe bashkia kanë shfaqur hapur se qëllimi i tyre është i qartë se nuk tërhiqen nga shembja dhe ndërtimi i një godine të re. Këto deklarata për kryebashkiakun kapërcejnë edhe kufijtë e lejuara nga ligji për vetëqeverisjen vendore, për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Duke qenë se kjo pasuri është Teatri Kombëtar dhe që lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, bashkia nuk mund të ketë në pronësi dhe aq më tepër të shprehet dhe të tejkalojë kufijtë. Pronësia duhet të qëndrojë vetëm në emër të Republikës së Shqipërisë. Edhe padia e parë duhet të vijojë që të shqyrtohet. E drejta për të vendosur nuk i takon vetëm një qeverie apo bashkie, por të gjithë qytetarëve, atëherë i takon vetëm gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur.

Qëllimi i kalimit të pronësisë është i njëjtë për ta shembur duke e bërë të ketë drejtpërdrejt implikime me Kushtetutën e Shqipërisë. Kjo, pasi bie nesh me parimet Kushtetuese me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Teatri është përfaqësues i denjë i historisë së shtetit shqiptar trashëgimisë kombëtare, është pronë e të gjithëve dhe prandaj gëzon mbrojtje Kushtetuese.

Nëse prishen godinat, përbëjnë rrezik që të humbasë kujtesa e veprimtarisë kulturore. Europa Nostra kundërshtoi vendimin për shembjen, ti kundërvishesh kësaj është sinjali më i keq. Nëse Teatri do të cenohet si godina para vendimmarrjes së Kushtetueses atëherë pasojat do të ishin të parikuperueshme, prandaj të pezullohet cdo akt që cenon Teatrin, deri kur cdo vendim i Kushtetueses të marrë fuqi. Zyrtarët mos kalojnë kufijtë e kompetencave. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet një shtet i së drejtës”tha Meta. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ”EPIDEMIA DREJT PËRFUNDIMIT”/ Epidemiologu Simaku: S’ka vend për shqetësim, hapja e kufijve do sillte vetëm raste të rralla
Previous article ÇFARË DO TË NDODHË ME TEATRIN KOMBËTAR? Ja procedurat deri tek shembja në verë

Delo.autor

Postime të ngjashme

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT