Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, u bën thirrje të gjthë qytetarëve që nuk janë pajisur ende me dokumentat biometrike, të aplikojnë pranë zyrave përkatëse.
Sipas tij, edhe sot që është e shtunë, zyrat janë të hapura.
“Është një numër ende, edhe pse ka patur një përgjigje pozitive deri më tani nga shtetasit shqiptarë, ka një numër relativisht të lartë, i cili duhet të marrë zgjidhje dhe qytetarët duhet t’i drejtohen zyrave të aplikimit për t’u pajisur me to. Edhe njëherë ju lutem brenda afatit, të mos t’i lëmë për ditën e fundit”, ka thënë ndër të tjera Doracaj.
Fjala e drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj:
Duke përfituar nga rasti, edhe pse është ditë e shtunë, shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, zyrat e gjendjes civile në bashki, njësi administrative, gjithkund ku ka zyra aplikimi për pasaporta dhe ID kartë e kanë një ditë normale pune.
Duke i ftuar të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve iu ka skaduar apo iu skadon në ditën në vijim pasaportat dhe ID kartat, të vijnë e të aplikojnë për dokumentet biometrike.
Është një numër ende, edhe pse ka patur një përgjigje pozitive deri më tani nga shtetasit shqiptarë, ka një numër relativisht të lartë, i cili duhet të marrë zgjidhje dhe qytetarët duhet t’i drejtohen zyrave të aplikimit për t’u pajisur me to. Edhe njëherë ju lutem brenda afatit, të mos t’i lëmë për ditën e fundit.
Çdo shërbim është i lidhur me dokumentin biometrik, çdo udhëtim është i lidhur me pasaportën biometrike. Të vijnë pranë zyrave të gjendjes civile, duhen vetëm pak minuta procedurë aplikim dhe brenda pak ditësh jeni të pajisur me dokumentat e nevojshëm.


