Disa guxojnë të pikturojnë trupin pasi janë të apasionuar pas tyre.
Ata që vendosin të bëjnë një shenjë të caktuar për personin e zemrës apo për të afërmit e tyre janë të shumtë.
Edhe përse unazat gjenden zakonisht në gishtërinjtë tonë, tatuazhi i një spangoje të kuqe është bërë shumë i famshëm qysh nga përhapja e asaj se çfarë do të thotë ky tatuazh.
Ky tatuazh mendohet se kuptimi i tij vjen nga Azia.
Spangoja e Kuqe e Fatit, është një profeci e vjetër që beson se Zoti e lidh një spango të kuqe e cila nuk këputet asnjëherë, mes një personi dhe shpirtit binjak të tij/saj.
Ndaj nëse shikoni se një vajzë apo djalë që ka një tatuazh të tillë as mos tentoni t`i afroheni për ta joshur, pasi lidhja e dashurisë me personin e zemrës është shumë e fortë dhe nuk shkëputet.


