• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS FOL SI SKUTH…”/ Robert Aliaj “përplaset” me Ardit Çunin për “Eurovisionin”: Je anonim. Patëm paraqitje skandaloze!
Home
Aktualitet
Kronikë

“MOS FOL SI SKUTH…”/ Robert Aliaj “përplaset” me Ardit Çunin për “Eurovisionin”: Je anonim. Patëm paraqitje skandaloze!

17 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Pjesëmarrja e Shqipërisë në “Eurovision” ishte temë diskutimi në pjesën e dytë të emisionit “Open”. Pjesë e panelit të ftuar, ishin artisti Robert Aliaj, që pati një përplasje me këngëtarin Ardit Çuni, pjesë e delegacionit shqiptar në Torino, ku u mbajt dhe festivali.

Çuni tha se për fitoret në “Festivalin e Këngës” të gjithë janë kontestuar, duke përmendur edhe Rona Nishliun. Aliaj tha se kurrë nuk ka kritikuar Nishliun, të cilën e quajti si “diva”, ndërsa shtoi se Shqipëria pati një paraqitje jo të denjë në “Eurovisionin” që lamë pas.

Pjesë e debatit:

Ardit Çuni: Edhe për Rona Nishliun ashtu thatë…

Robert Aliaj: Mos flisni si skutha, i lini këto muhabete. Rona Nishliu ishte një diva, se kam sharë asnjëherë. Ka pasur edhe të tjerë. Rona shkëlqeu shumë, mbeti në memorien e shumë vendeve. Në atë finale Rona Nishliu u përmend si imazh. E përmendën edhe spikerat. Më erdhi mirë normal. Nuk është personale situata. Është më shumë tek unë një frustrim që vjen nga një 30-vjeçar tranzicioni. Aty s’bëhet asgjë pa pjesëmarrjen e politikës. Mos të themi që kjo këngë nuk ka qenë e kontestuar kur u shpall fituese. Unë s’do të doja që një festival si Kënga Magjike të merrte këtë.

Ardit Çuni: Të përgëzoj për skandalet që shkakton në televizionet që merr pjesë.

Robert Aliaj: Unë s’të njoh fare.

Ardit Çuni: Të shoh vetëm duke komentuar dhe festival si Kënga Magjike. Të përgëzoj që shan një koncert që ti vetë merr pjesë. Një pjesë e këngëtarëve kanë dalë nga Kënga Magjike.

Robert Aliaj: Të flasim me radhë… Unë nuk dua të merrem me njerëz anonim. Ne nuk kemi kulturë debati.

Ardit Çuni: Nuk e di për çfarë e ka fjalën zoti Aliaj. Ka përgjegjës dhe tituj në këtë delegacion.
Delegacioni drejtohet nga RTSH. Unë jam drejtor i medias në rastin konkret. Derejtorët janë pjesë e kontrollit të gjësë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI/ “Shkuan në Eurovision me idenë se do fitonin me show”, këngëtari: Më thuaj kush është tekst? Diana Ziu: Nuk të jap...
Previous article I OFRONTE QYTETARËVE VENDE PUNE NË.../ Dëshmitë: E reja mashtruese ka marrë deri 2500 euro

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E RENIS DOBRËS/ GJKKO lë në qeli Kristi, Fation e Aleksandër Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin Aktualitet

VRASJA E RENIS DOBRËS/ GJKKO lë në qeli Kristi, Fation e Aleksandër Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT