Në një kohë kur kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla po fliste të Krimet e Rënda në lidhje me shpifjet e Bashës për 3,4 mln eurot e sekuestruar në Durrës, një situatë e pazakontë ka ndodhur.
Një person që drejtonte një furgon të bardhë filloi t’i binte pafund borisë, ndërsa Balla me shaka para gazetarëve tha: “Mos erdhi gje Lulzim Basha?”, duke ironizuar kështu edhe mungesën në seancën e apelimit të kryetarit të PD. Por shoferi në këto momente bën një kërkesë epike për deputetin; ‘Taulant hajde bli furgonin tim, ka 3.4 milionë euro brenda’.
Përveç këtij momenti plot humor, Balla bëri edhe një lapsus, teksa ngatërroi shifrën e eurove të sekuestruara, nga 3.4 milionë, në 3.5 milionë, duke i shtuar kështu shifrës 100 mijë euro më shumë.


