• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOS E SHTONI ZULLUMIN…”/ Balla: Berisha, Basha dhe Kryemadhi do mbajnë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar
Home
Intervista

“MOS E SHTONI ZULLUMIN…”/ Balla: Berisha, Basha dhe Kryemadhi do mbajnë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar

4 March, 2019 k.autor Breaking News, Intervista, Politikë

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mohoi që vendi të jetë në një krizë politike. Sipas tij, e vetmja krizë që ka në vend është kriza brenda mazhorancës.

Sa për vendet e lëna bosh prej tyre në Kuvend, Balla tha se ato do të plotësohen, ndërsa shembullin e dhanë sot 4 deputetë nga radhët e LSI-së që pranuan mandatin.

“Procesi i mbushjes së Kuvendit me deputetë do vijojë. Se vetëm në Tiranë ka pasur 50 kandidatë PD. Kjo është një krizë brenda tyre, e shpikën këtë krizë me një mekanizëm që dihet ku do t’i çonte”,- tha Balla.

Më tej, socialisti la të kuptohet që as deputetja Rudina Hajdari nuk do ta dorëzonte mandatin. Ai paralajmëroi se vajzën e Azem Hajdarit e pret i njëjti fat si Myslim Murrizi, përjashtimi nga të gjitha funksionet në PD.

“Gjithçka mund ta pranoja, por të vijë një ditë që Gerd Bogdani të përjashtojë vajzën e Azem Hajdarit nga partia kjo nuk e dija që ndodhte”,- tha Balla.

Sa për protestën e nesërme të paralajmëruar nga opozita, Balla kërkoi të mos ketë akte dhune. Ai tha se për çdo situatë të krijuar përgjegjës janë tre persona: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

“Në këtë fazë që janë është që PD të heqë dorë nga dhuna ndaj institucioneve. Nesër kurrsesi nuk do doja të shikoja përsëri PD dhe LSI teksa urdhërojnë elementë kriminalë, huliganë të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë”,- tha ai.

Ai tha se për çdo situatë të krijuar përgjegjës janë tre persona: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Këtyre të fundit iu drejtua me fjalët: “Mos e shtoni zullumin në dëm të interesave të Shqipërisë. Do mbani përgjegjësi për dëmin që po i bëni Shqipërisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIGJ MANDATIN"/ Moderatori i njohur i publikon FOTON e vjetër, Xhemi Shehu i bën namin
Previous article PAS LAJMIT TË SHTATËZANISË/ Diellza flet për dasmën me basketbollistin (FOTO+VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

AKSIDENT TRAGJIK ME 2 VIKTIMA NË AKSIN RRUGOR DURRËS-TIRANË/ Autobusi përmbyset në mes të rrugës! 7 të plagosur të Truama Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK ME 2 VIKTIMA NË AKSIN RRUGOR DURRËS-TIRANË/ Autobusi përmbyset në mes të rrugës! 7 të plagosur të Truama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT