• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOS DILNI NGA ZYRAT”/ Tre ish-kryetarët e Bashkive të djathta të “zemëruar” me Bashën. Nga Frrokaj tek Kapllanaj
Home
Ekskluzive

“MOS DILNI NGA ZYRAT”/ Tre ish-kryetarët e Bashkive të djathta të “zemëruar” me Bashën. Nga Frrokaj tek Kapllanaj

14 August, 2019 k.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Tashmë bashkitë tradicionale të partisë demokratike nuk janë më të tilla pasi, janë fituar nga partia socialiste në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha u premtoi të gjithë kryebashkiakëve se do të jenë në sërish në zyrat e tyre edhe pse nuk dha asnjë zgjidhje se si kjo gjë do të ndodhte.

Në një dalje për media Basha tha se Xhelal Mziu është dhe do të mbetet kryetari i bashkisë Kamëz por e vërteta është krejt tjetër pasi Rakip Suli ndodhet sot në zyrën e kryetarit të Bashkisë Kamëz.

Basha në mënyrë të vazhdueshme u shpreh se askush nuk do dal nga zyrat madje ai nxori dhe një urdhër ku të mbroheshin zyrat e bashkive të djathta. Po ish-kryebashkiakët nuk iu bindën urdhërave të Bashës pasi ata hoqën vetë dorë nga zyrat dhe dolën paqësisht.

Pas Xhelal Mziut në mënyrë paqësore i lanë zyrat ,Fran Frrokaj ish-kryebashkiaku i Lezhës dhe Agron Kapllanaj ish-kryebashkiaku i Mallakastrës.

Madje ata kanë dalë për mediat dhe kanë thënë, se nuk do të zaptojnë zyrat dhe se do vazhdojnë në bazë të ligjit. Ata I kanë kujtuar Bashës “planin B” I cili nuk dihet se çfarë është por duket që është një nga premtimet e shumëfishta të kreut të PD-s që mbetet në fund vetëm i tillë, premtim.

Fjala e djeshme e Fran Frokaj për mediat:

“Unë nuk do ta pres në zyrë për një arsye, sepse këto votime nuk ishin votime por një proces fals. Nuk më shkon në mënd të bëj protesta. Jam munduar të jem kryetar i bashkisë i të gjithë qytetarëve, të majtë e të djathtë. Përfituesit në mënyrë jokorrekte me ligjet janë të majtët, por gjithsecili të paktën një herë kanë qenë në zyrën time dhe nuk e kam ndërmend të baltos 16 vite të punës time si kryetar bashkie dhe të nxis turma të ekzaltuara pro apo kundra atij. Dua ti uroj mbarëvajtje institucionit të bashkisë.”

Si ish student i dhjetorit Frrokaj thotë se në situaten aktuale po vendi po shkon drejt diktatures, ndërsa shton se ka besim tek lideri i opozites Lulzim Basha.

Fjala e Agron Kapllanaj:

“Unë nuk kam lidhje fare e mbledhjen e këshillit bashkiak të dalë nga votimet. Unë kam lënë një takim. Unë jam koshient që mandati im ka mbaruar. Në 30 qershor nuk pata mundësinë të kandidoja. Duhet të bëja një takim të fundit për të bërë një analizë të shkurtër të punës tonë. Unë do doja ta prisja pasardhësin tim por nuk ka një të tillë. Nuk mund të pres një kryetar të dalë nga votimet e 30 qershorit. Nuk dua të bëhem pjesë e paligjshmërisë. Ky është një emërim politik që do t’i ketë ditët e shkurtra. Pas pak muajsh Mallakastra do ketë mundësi të zgjedhë përmes zgjedhjeve të vërteta. Nga politika nuk më largon askush. Nuk ia jap kënaqësinë askujt që të largohem nga Mallakastra. Unë do jem këtu për të punuar me ta, për të bërë më të mirën për ta”, deklaroi Kapllanaj.

Pra premtimeve që kryetari i tyre politik u bëri ish-kryebashkiakëve të PD-s duket se nuk u realizua dhe tashmë ata janë jashtë zyrave të kryetarit të bashkisë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ "Mysafiri" i paftuar ngjitet në çati, banorët.... (VIDEO)
Previous article DUKE SHIJUAR PUSHIMET/ Mamaja e Rita Orës poston videon duke kërcyer në det (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT