Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla është bërë pjesë e debatit mes Presidentit Ilir Meta dhe kryesministrit Rama pas refuzimit të Gent Cakajt në postin e ministrit të jashtëm. Përmes një statusi në facebook, Balla shkruan se Presidenti nuk mendon me as per Kushtetuten, as per dinjitetin e institucionit, po per lidershipin e opozitës. Referuar reagimit të sotëm të kreut të shtetit në facebook, Balla shkruan se ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar te opozites ne Presidence dhe sulmoi kryeministrin me te gjithe librin e Shqupit dhe LSI-se bashke.
Statusi i plotë:
Presidenti nuk mendon me as per Kushtetuten, as per dinjitetin e institucionit, po per lidershipin e opozites! Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar te opozites ne Presidence dhe sulmoi kryeministrin me te gjithe librin e Shqupit dhe LSI-se bashke. Fatkeqesisht ky eshte sot Ilir Meta, nje president i votuar nga ne per te perfaqesuar edhe opoziten (me votat ne dispozicion dhe pa PD ne salle, ishte e vetmja zgjedhje per te mos e cuar vendin ne kaos institucional), tanime i kthyer ne kryetar alternativ opozite.