• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
MOS DEKLARIMI I PAGAVE REALE TË PUNONJËSVE/ Tatimet letër 10 mijë bizneseve: Afat deri më 20 janar ose…
Home
Ekonomi

MOS DEKLARIMI I PAGAVE REALE TË PUNONJËSVE/ Tatimet letër 10 mijë bizneseve: Afat deri më 20 janar ose…

7 January, 2022 s.autor Ekonomi

Administrata tatimore do të dërgoj rreth 10 mijë letra tek bizneset që kanë nëndeklaruar pagat e punonjësve të tyre, duke iu kërkuar që të deklarojnë pagat reale të tyre deri më 20 janar të këtij viti.

Letra këshilluese do i dërgohet të gjitha bizneseve ku vërehet fenomeni i mos deklarimit pa përjashtim, ndërsa Report Tv ka mësuar edhe përmbajtjen e saj. Administrata tatrimore i kujton bizneseve se deklarimi i pavërtetë përbën kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë.

“Rikujtojmë se, deklarimi i pavërtetë i pagës përbën kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë sipas Nenit 119 të Ligjit 9920/2008, “Për Procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar. Deklarimi i pavërtetë përbën në këtë rast edhe një dëm të drejtëpërdrejtë ndaj punonjësve tuaj, duke u cenuar atyre të drejtën e përfitimit të merituar të pensionit, si edhe ndaj të ardhurave publike që burojnë nga sistemi i kontributeve shoqërore”, thuhet në letër.

Po ashtu thuhet se ata do të jenë objekt i një hetim të thelluar për evazion tatimor, në rast mosreflektimi të këtyre të ardhura përmes vetërregullimit të deklarimeve mbi pagat dhe kontributet shoqërore të punonjësve.

“Duke patur parasysh se në datën 20 janar do të keni deklarimin e radhës, ju apelojmë të merrni masat e duhura vetërregulluese për të reflektuar vërtetësisht në deklaratën e pagave të ardhurat reale të punonjësve tuaj. Në rast mosreflektimi të këtyre të ardhura përmes vetërregullimit të deklarimeve tuaja mbi pagat dhe kontributet shoqërore të punonjësve, ju do të jeni objekt i një hetimi të thelluar për evazion tatimor. Rikujtojmë se në bazë të Ligjit 9920/2008, “Për Procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar, Neni 116, evazioni tatimor konsiderohet vepër penale dhe ndiqet penalisht”, shkruhet në letrën që do i dërohet bizneseve.

Shumë profesione të mirë-paguara në vend për të shmangur tatimet, deklarojnë paga minimale, pavarësisht se merrnin shumë herë më shumë se 30 mijë lekë. Kryeministri Edi Rama deklaroi dy  ditë më parë se do të merren masa të ashpra ndëshkuese për bizneset që nuk reagojnë dhe nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve brenda 20 janarit.

Ndërkohë bazuar në ligjin për “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar”, të gjitha bizneset që bëjnë evazion në pagesën e kontributeve gjobiten sa diferenca e shmangur. Pra nëse detyrimet janë 40 mijë lekë, por biznesi paguan 20 mijë lekë për shkak të nën deklarimit të pagës, gjoba do jetë 20 mijë lekë. Ndërsa kur evazioni përbën vepër penale, ndëshkimi arrin deri me burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYERT E MBYLLURA/ Berisha niset drejt selisë së PD, pamjet LIVE
Previous article "SHUMË ANKESA KANË"/ Banorët komentojnë sjelljen e konkurentëve të rinj

s.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT