• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS BËNI POLITIK ME COVID-19″/ Kalo: Kalo: Kujdesuni për vete, “politiqenërit” e gjejnë gjuhën mes vetes për…
Home
Sociale

“MOS BËNI POLITIK ME COVID-19″/ Kalo: Kalo: Kujdesuni për vete, “politiqenërit” e gjejnë gjuhën mes vetes për…

12 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një njeri i rëndësishëm në këtë periudhë pandemie, ka qenë mjeku Tritan Kalo me mesazhet e tij ndërgjegjësuese. Në një kohë kur shifrat kanë arritur në nivele alarmante, por si për çudi ndërgjegjësimi i njerëzve ka rënë, Kalo u bën apel qytetarëve që të kujdesën për veten e tyre dhe të mos e ngarërrojnë këtë pandemi me politikë.

I ashpër është treguar ai herë pas herë me ata që i quan “gjithologë”, teksa ka edhe një mesazh për “politiqenërit”.

“Kohë kovidiane…..11.07.2020….Dhoma e parë në të djathtën e fotos së koridorit të Pavjonit të parë është zyra ime në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, ose sikundër edhe njihet Spitali Covid-1…..Përkujdesi ndaj të sëmurëve realizohet vetëm aty dhe shumë më pak në studiot televizive, si dhe njohuritë për këtë sëmundje ende me shumë e shumë të panjohura përftohen po aty, krahas njohjes me eksperiencën e kolegëve tanë në Shqipëri dhe në mbarë botën….Gjindem aty që herët në mëngjes jo i frikësuar, por i ndërgjegjësuar për të qënë sa më pranë jush në çdo rast nevoje…..Miq e dashamirës, përkujdesuni në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj….Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor…..imagjinatën e sëmurë për konspiracionin e mosekzistencës së kësaj “flame mbarëbotërore”, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre gjithollogëve, që janë në kërkim të protagonizmit të munguar…kurrë mos haroni se janë aty që prej 9 Marsit 2020, në 24 orët e ditës me dhjetra e dhjetra motra e vëllezër tuaj Mantelbardhë, Infermjerë, Sanitarë, Imazheristë, Administratorë, Farmacistë, Barrelistë, Shoferë e Punonjës të Rendit, për të vigjiluar mbi shëndetin tuaj….mendoni edhe për sakrificat e privimet e tyre të pafundme….Jo rrallë ne edhe nuk ja kemi dalur mbanë dhe kemi humbur jetë njerëzish, shpirtrat e të cilëve pushofshin në Parajsë….Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar…..ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të mos e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë pre e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës ….nuku është mëria apo vatësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit poltikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19.…politiqenërit tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vedit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet….Emrat tuaj kurrë nuku kanë qënë dhe kurrë nuku do të jenë, në listat e ndarjes së përftimeve të tyre…shëndeti dhe jeta e juaj është plot vlera dhe e paçmimtë për ju, të afërmit tuaj dhe për gjithë shqiptarinë….fundjavë të mbarë dhe të paqtë kudo që jeni miq, dashamirës, vëllezër e motra të një gjaku e të një gjuhe….Me mirëbesim reciprok si dhe me përpjekje të palodhëshme do mundet t’a fitojmë sfidën me Sars-Cov2/Covid-19….Ju duam dhe ju respektojmë!!!…..Together forever”, shkruan Kalo.

Kjo e diel ka regjistruar 4 viktima dhe 83 raste të reja, teksa për shkak të numrit të lartë të shtrimeve, po përgatitet rihapja e spitalit COVID/2 te “Shqefqet Ndroqi”, ose siç njihet Sanatoriumi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË NJË PENGESË QË DUHET..."/ Salihamidzic: Tani kemi vetëm një gjë në mendje
Previous article “K*RVË E ZEZË, DO TË VIJË NË SHTËPI NËSE NUK SHËNON”/ Tifozi kërcënon lojtarin e Premier League. Policia nis hetimet

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT