• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS BËNI PANIK, NDIQNI UDHËZIMET”/ “Urgjenca” thirrje qytetarëve pas alarmit për koronavirusin
Home
Sociale

“MOS BËNI PANIK, NDIQNI UDHËZIMET”/ “Urgjenca” thirrje qytetarëve pas alarmit për koronavirusin

25 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Qendra Kombëtare e Urgjencës u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos krijojnë panik, pasi ende në vend nuk  ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Në njoftim thuhet se alarmi se Shqipëria mund të jetë prekur nga Koronavirusi, ka krijuar panik te qytetarët gjë e cila ka rritur ndjeshëm numrin e thirrjeve në Njësinë e Koordinimit pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Njoftimi i plotë:

Mos krijoni panik, Shqipëria nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me KORONAVIRUS (COVID-2019)

Alarmi se Shqipëria mund të jetë prekur nga Koronavirusi, ka krijuar panik te qytetarët gjë e cila ka rritur ndjeshëm numrin e thirrjeve në Njësinë e Koordinimit pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Vetëm në dy ditët e fundit, janë regjistruar rreth 100 thirrje që kërkojnë informacion rreth këtij virusi apo këshilla sesi ta parandalojnë atë.

Normalisht është e drejta e të gjithë qytetarëve të kërkojnë informacion dhe padiskutim i gjithë stafi mjekësor i QKUM është i gatshëm të informojë dhe këshillojë të gjithë qytetarët që kanë nevojë apo paqartësi.

Por nuk ka vend për panik dhe as për dyndje në urgjencat e spitaleve, pasi jemi në sezon virozash gripale dhe mund të kemi të bëjmë me një grip të thjeshtë. Nuk ka arsye të shqetësohen qytetarët që nuk kanë lëvizur nga vendi, pasi nuk ka asnjë mundësi që të jenë të infektuar nga ky virus.

Ndërsa ata që kanë lëvizur në zona të prekura në vendet ku është shfaqur koronavirusi, si masë paraprake për parandalimin e infektimit të personave të tjerë, duhet të vetëizolohen. Këto dy ditë ka pasur rreth 35 të skeduar që kanë ardhur nga këto zonat e Italisë. Vijnë në një zonë ku ka pasur të prekur.

Nëse kanë ardhur nga këto zona ku ka të prekur dhe nuk kanë shenja dhe simptoma, duhet të vetëizolohen, të rrinë në banesë të mos lëvizin, të ajrosin banesën, të hanë shëndetëshm dhe të dezinfektojnë ambientet ku rrinë dhe të presin 14 ditëshin. Në rast përkeqësimi duhet të telefonojnë 127.

-Përcaktimi i rastit të dyshuar për(COVID-2019)

-Temperaturë,

-Kollë dhe që ka kërkuar shtrim në spital)

-Një person me infeksion respirator akut të rëndë (SARI)

-Persona në udhëtim ose resident në zonën e rrezikut të kinës në 14 ditët e mëparshme dhe shfaqja e simptomave

-Personel mjekësor që ka punuar në ambjente ku janë kuruar pacientë me infeksione respiratore akute të rënda me eciologji të panjohur

-Një person me patologji respiratore akute me të paktën një nga kushtet e mëposhtme

-Kontakt të ngushtë me persona të mundshëm ose të konfirmuar me infeksion nga COVID-2019 në 14 ditët e kaluara me shfaqjen e simptomalogjisë

-Ka vizituar ose punuar në një merkato kafshësh të gjalla në provincën Ëuhan,

-Ka punuar ose frekuentuar një strukturë shëndetësore në 14 ditët e kaluara nga shfaqja e simptomatologjisë ku ka kanë qenë të shtruar pacientë me infeksione COVID-2019

PERKUFIZIMI I NJE RASTI TE DYSHUAR PER (COVID-2019)

1-Nje person me infeksion respirtaor te rende akut(SARI) (temperature,kolle dhe ka kerkur hospitalizim ne spital) dhe nuk ka nje prejardhje te njohur e cila mund te justifikoj komplet prezantimin klinik,(duhet te kemi kujdes me prezantimet atipike te pacienteve te imunokompromentuar dhe te moshuarve)

Dhe te pakten nje nga kriteret e meposhtme:

a-Histori udhetimi ose qendrimi ne nje nga zonat me rrezik te larte te Kines ne 14 ditet perpara se ti shfaqeshin simptomat,ose

b-personel mjkesor i cili ka punuar ne ambjentet ku kane qene dhe jane te shtruar paciente me infeksione respiratore akute te renda me prejardhje te panjohur.

2-Nje person me semundje respiratore akute dhe te pakten nje nga keto kritere:

a-Nderveprim te ngushte me nje person me mundesi te larte ose I konfirmuar me infeksion nga COVID-2019 14 dite perpara se te fillonte sintomatologjia ose

b-Ka vizituar ose ka punuar ne nje treg me kafshe te gjalla ne Ëuhan,Province e Hubei,Kine 14 dite perpara se te fillonte sintomatologjia ose

c-Ka punuar ose ka frekuentuar nje strukture mjeksore,ne te cilin kane qene te hospetalizuar paciente me infeksione spitaliere nga COVID-2019 14 dite perpara se te fillonte sintomatologjia

PERKUFIZIMI I NJE RASTI TE KONFIRMUAR PER (COVID-2019)

Nje individ i konfirmuar nga ana laboratorike ne laboratorin e referuar te ISHP per infeksionin e COVID-2019, pavarsisht nga shenjat dhe simptomat clinike.

Mesazhi për qytetarët është i qartë, qytetarët që nuk kanë dalë jashtë vendit, kanë temperaturë, probleme në frymëmarrje, jemi thjeshtë me sezon gripi, mos u dyndini në urgjenca. Vetëm nëse simtomat përkeqësohen. Kush nuk ka dalë nuk ka mundësi të jetë infektuar.

#QKUM# ne sherbim te qytetareve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTOHEN 1 MILIONË DOLLARË FOND PËR SPITALET/ "Të rritet stoku për mjetet e mbrojtjes personale (Maskat e dezinfektues)"
Previous article "KUR AI KËRKON FOTO NUDO"/ Oriola Marashi nuk heziton t'ia dërgojë

k.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT