• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MORI RYSHFET GJATË COVID-19/ Gjykata dënon me 4 vite burg sanitaren Tire Alldervishi
Home
Aktualitet
Kronikë

MORI RYSHFET GJATË COVID-19/ Gjykata dënon me 4 vite burg sanitaren Tire Alldervishi

27 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës shpalli vendimin përfundimtar ndaj Tire Alldervishit, sanitares së spitalit Covid “Shefqet Ndroqi” dhe tre infermiereve të akuzuara për “mashtrim”.

Alldervishi është dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim, i cili ka nisur nga 12 janari i vitit 2021 kur ajo u arrestua. Megjithatë Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur të pavuajtur të këtij dënimi penal (konkretisht prej 11 muaj), dhe vënien e të pandehurës, në provë për një periudhë prej 22 muajsh, me kusht që gjatë kohës së provës, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Ndërkohë, 3 infermieret e akuzuara për mashtrim janë shpallur të pafajshme.

1. Ndryshimin e cilësimit ligjor të faktit penal në ngarkim të të pandehurës T. A., dhe deklarimin e saj fajtore për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/1 i K. Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 4 (katër) vjet burgim.

2. Ekzekutimi i këtij dënimi fillon ditën e ndalimit të saj, kryer në datën 12.01.2021, për llogari të këtij proçedimi penal.

3. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur të pavuajtur të këtij dënimi penal (konkretisht prej 11 muaj), dhe vënien e të pandehurës, në provë për një periudhë prej 22 muajsh, me kusht që gjatë kohës së provës, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

4. Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet e pandehura, të mos shoqërohet me persona të dënuar.

5. Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, e pandehura detyrohet të mbajë kontakte të vazhdueshme dhe sistematike me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.

6. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, e pandehura detyrohet të marrë pëlqimin e zyrës së shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, për lëvizjet jashtë vendit, si dhe ato të shpeshta brenda vendit.

7. Afati i provës fillon nga e nesërmja që ky vendim të marrë formë të prerë.

8. Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarisht menjëherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe Zyrës së Shërbimit të Provës, Tiranë.

9. Deklarimin e pafajshme për të pandehurën M. B., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 të K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” , parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

10. Deklarimin e pafajshme për të pandehurën Sh. K., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 të K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” , parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

11. Deklarimin e pafajshme për të pandehurën S. Ç., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 te K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” , parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

12. Deklarimin e pafajshme për të pandehurën E. J., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 të K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” , parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

13. Deklarimin e pafajshme për të pandehurën Gj. H., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 te K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

14. Deklarimin e pafajshme për të pandehurën R. H., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 te K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” , parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

15. Shpenzimet proçedurale gjatë fazës së hetimit dhe ato gjyqësore vihen pjesërisht në ngarkim të të pandehurës T.A., dhe pjesërisht në ngarkim të organit të prokurorisë.

16. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENTI NË DETIN BALTIK/ NATO do të rrisë praninë në rajon
Previous article TRAFIK DROGE, TENTATIVË VRASJE DHE PASTRIM PARASH/ Kalon për gjykim dosja “Sky ECC”, Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerë…

s.autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT