5 personat e arrestuar në lidhje me pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës kanë dalë sot para gjykatës së Tiranës, ku do të njihen me vlerësimin e masës së sigurisë.
Bajram Hajri, djali i tij, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri u arrestuan gjatë operacionit të së hënës, që forcat RENEA zhvilluan në rrethinat e Shijakut, mes të cilëve edhe babai e vëllai i Altin Hajrit. Ky i fundit si kreu i grupit, ndërsa është shpallur në kërkim. Këta katër persona akuzohen për mbajtje peng të personit dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, i arrestuari tjetër, Festim Bexhdili akuzohet për fshehje dhe asgjësim kufome. 49-vjeçari Prenga u mor peng, u dhunua dhe u rrëmbye më 17 janar, në Kamëz, por vetëm më 28 janar, policia konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut, pas dhunës e torturave. Pavarësisht kërkimeve, deri më tani nuk është arritur që të gjendet trupi i viktimës, ndërsa kërkimet janë shtrirë në zonën e Shijakut.


