• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MORËN MËSIM NGA SHQIPËRIA/ Kosova kërkon ligj të veçantë për mbrojtje nga tërmetet
Home
Rajon

MORËN MËSIM NGA SHQIPËRIA/ Kosova kërkon ligj të veçantë për mbrojtje nga tërmetet

2 December, 2019 F.autor Rajon

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri dhe lëkundjet pas tij në Durrës, Tiranë, Thumanë e rrethinat e tyre, ka nxjerrë një mësim që po përpiqen ta përdorin në Kosovë.

Shemsi Mustafa, nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës, ka thënë se “Kosova është në një zonë me aktivitet sizmik relativisht të lartë, por nuk e ka atë rrezikun e vendeve përreth. Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, e kanë aktivitetin sizmik më të lartë”.

Por ai ka thënë se nuk mund të përjashtohet mundësia që Kosova të goditet nga tërmetet. Arkitekti Ernest Ferizi, sipas “Express”, tha se pas tragjedisë në Shqipëri, duhet të merren masa për përmirësimin e objekteve të ndërtuara pa standarde sizmike.

“Është e rëndësishme, sidomos pas tërmetit që ndodhi në Shqipëri, që të merren të gjitha masat për përmirësimin e objekteve të ndërtuara pa standarde sizmike për të mbrojtur njerëzit nga katastrofat sizmike”. Ai shtoi se objektet që paraqesin rrezik permanent nga tërmetet janë objektet e ndërtuara pa leje.

Duke iu referuar situatës në Shqipëri, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, tha të dielën se të gjitha komunat e Kosovës, veçanërisht ajo e Prishtinës, duhet të bëjnë vlerësimin e rrezikut sizmologjik.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, se për ndërtesat e vjetra duhet të bëhet vlerësimi i rrezikut nga ndërhyrjet në strukturë, në katet e para si dhe mbindërtimet. “Komunat e Kosovës, veçanërisht Komuna e Prishtinës, duhet urgjentisht të bëjnë vlerësimin e rrezikut sizmologjik.

Për ndërtesat e vjetra, duhet të vlerësohet rreziku nga ndërhyrjet në strukturë, në katet e para (hapja e lokaleve), si dhe mbindërtimet. Ndërsa në objektet e ndërtuara pas luftës, duhet të bëhen vlerësime për rrezikun sizmologjik, si dhe kriteret e ndërtimit dhe projektimit duke përfshirë tejkalimet e lejeve ndërtimore”, ka shkruar Gashi.

Ai sugjeroi se qeveria e re dhe Kuvendi duhet të nxjerrin një ligj të veçantë për mbrojtjen nga tërmetet, duke përfshirë këtu vlerësimin e sigurisë së ndërtesave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI TRAGJIK/ Flori Mumajesi rikthehet në "Kënga Magjike": Të gjithë bashkë mundemi (VIDEO)
Previous article PROPOZIMI I BASHËS/ Rama: Jemi në garë me kohën, eja të flasim në tavolinë

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë Rajon

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT