• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MORA BORXH PËR TË…”/ Shqiptari kapet në “shtëpinë e barit” në Angli: Nuk ia dilja dot me punën në minierë (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

“MORA BORXH PËR TË…”/ Shqiptari kapet në “shtëpinë e barit” në Angli: Nuk ia dilja dot me punën në minierë (DETAJET)

13 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia angleze ka vendosur në pranga një shqiptar pasi u kap në një fermë kanabisi në Leicester. Oficerët e policisë trokitën në derën e ndërtesës ku kultivohej kanabisi, por nuk e hapi njeri. Më pas kontrolluan kutinë postare dhe rastësisht panë një vrimë në perde nga e cila dilnin dritat e fermës në të cilët kultivohej kanabisi.

Pas rreth pesë minutash dera është hapur nga shqiptari Kushtrim Sinani i cili është vendosur menjëherë në pranga. Por para se të hapte derën shqiptari Sinani hodhi telefonin në tualet në mënyrë që policia të mos zbulonte lidhjet e tij. Shqiptari nuk rezultonte të ishte i dënuar më parë ndërsa kërkoi ndjesë përpara gjykatës dhe deklaroi se ishte i penduar që ishte përfshirë në kultivimin e kanabisit.

“Ai vjen nga një familje e varfër dhe i di pasojat, që lidhen me deportimin e tij në Shqipëri, ku më parë ai kishte punuar në minierë dhe nuk ia dilte dot të ndihmonte prindërit e moshuar nga të ardhurat që merrte. Ai ka edhe një vëlla invalid, i cili humbi njërën këmbë gjatë një aksidenti në minierë. I pandehuri erdhi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, në pjesën e pasme të një kamioni pasi kishte marrë borxh për të hyrë në Angli. Ai u detyrua të punojë në fermën e kanabisit dhe nuk kishte zgjidhje tjetër për shkak të borxhit”, u shpreh Islam Khan, një nga ekspertët mbi azilkërkuesit, trafikun e drogës në gjykatën e Liecesterit, i cili shpjegoi situatën e shqiptarit. Kushtrim Sinani u dënua me 27 muaj burg, shkruajnë mediat angleze.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së barit, policia gjeti rreth 21 rrënjë në dhomën e pritjes dhe 19 të tjera në dhomën e gjumit përpara, 65 në papafingo dhe 23 rrënjë të tjera gati për t’u kultivuar. Nëse droga do të hidhej në treg do të kapte një vlerë prej 90, mijë paundësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUSIA SULMON UNKRAINËN TË MËRKURËN? Këshilltari i SHBA-së për Siguri Kombëtare: Pushtimi mund të fillojë me breshëri raketash dhe...
Previous article COVID-19 NË SHQIPËRI/ Bien infektimet, 296 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË NJË KOPHT NË KORÇË/ 6 fëmijë përfundojnë në Pediatri, dyshohet helmim nga ushqimi Aktualitet

ALARM NË NJË KOPHT NË KORÇË/ 6 fëmijë përfundojnë në Pediatri, dyshohet helmim nga ushqimi

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar

U VU NË PRANGA PAS DENONCIMIT TË TË MITURVE/ Këngëtari Erind Xhaferi del para gjykatës së Fierit Aktualitet

U VU NË PRANGA PAS DENONCIMIT TË TË MITURVE/ Këngëtari Erind Xhaferi del para gjykatës së Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT