Pas intervistës së Hygertës në “Thumb” ku tha se nuk e kishte dëgjuar kurrë Stresin dhe se nuk përdhunonte veshin me muzikë të tillë, këngëtari bëri një postim në Instagram:
“Disa do thonë ky është i trashë nuk ecën me kohën, ndërsa unë do them për ju, a nuk u lodhët duke ndërruar dashnorë përdite?”
Sakos iu desh të sqaronte deklaratën e saj duke thënë se nuk kishte asgjë personale me Stresin dhe se po i referohej muzikës rap në përgjithësi.
Nga ana tjetër artisti ka fshirë postimin e bërë. Nëse kjo do të thotë se Stresi ka tërhequr gjithçka mbrapsht dhe keqkuptimi midis tyre është sqaruar, ende nuk dimë të themi.





