• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MONTIMI I “BABALES”/ Zbardhet kërkesa e plotë drejtuar Prokurorisë për gazetarin Olldashi
Home
Politikë

MONTIMI I “BABALES”/ Zbardhet kërkesa e plotë drejtuar Prokurorisë për gazetarin Olldashi

7 October, 2018 F.autor Politikë

Pasditen e sotme, avokati i gazetari Jetmir Olldashin, Çlirim Gjata, ka paraqitur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, një kërkesë për transparencë të plotë të çështjes.

“Kërkesë për zbardhjen e vendimit nr.142, dt.06.10.2018 “Për caktimin e masës së sigurimit personal” të gjyqtares Liljana Baku.                                  

Marrjen e kopjes së akteve të ndodhur në fashikullin gjyqësor në ngarkim të personit nën hetim Jetmir Olldashi”, thuhet në kërkesën drejtuar Krimeve të Rënda.

Kërkesa e plotë:

I PËRFAQËSUAR:     Av. Çlirim Gjata, me licensë nr. 7658 dhe av. Indrit Sefa, me nr.license 5460

 E nderuar Gjykatë,

Në datën 06.10.2018, u vumë në dijeni nga media audiovizive që ndaj të përfaqësuarit prej nesh, Jetmir Olldashi, i datëlindjes 30.05.1981, lindur në Berat e banues në Tiranë, rr. “Mikel Marubi”, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendim nr. 142, dt. 06.10.2018,  ka vendosur masë e sigurimit personal “Detyrim për paraqitje”, në kuadër të procedimit penal nr. 95, viti 2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

I përfaqësuari prej nesh, personi nën hetim, Jetmir Olldashi, pasi mori dijeni nga media për këtë vendim të Gjykatës, u paraqit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë. Në kontaktin me Oficerë të Policisë Gjyqësore, u njoftua zyrtarish me vendimin e shkurtuar të kësaj Gjykate ndaj personit të tij.

Në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, më konkretisht nenit 245, kërkojmë që të njihemi me Vendimin e zbardhur nr. 142, dt.06.10.2018, pasi, në “Shkurtim Vendimi” që disponojmë, nuk ka asnjë nga elementët e përcaktuar në nenin e mësipërm.

Më konkretisht:

– Mungon parashtrimi përmbledhës i fakteve në ngarkim të shtetasit Jetmir Olldashi, si “person nën hetim”, parashikuar në nenin 245, pika “b” e Kodit të Procedurës Penale.

– Mungon parashtrimi i shkaqeve të posaçme dhe të të dhënave që përligjin masën e sigurimit, të përcaktuara në nenin 245, pika “c” dhe ”ç” të Kodit të Procedurës Penale.

Gjithashtu, kërkojmë nga ana e institucionit Tuaj të na vendosni në dispozicion një kopje të të gjithë akteve, bashkëlidhur kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, të cilat janë pjesë e fashikullit gjyqësor, me të cilat u kërkua caktimi i masës së sigurimit ndaj të përfaqësuarit prej nesh, Jetmir Olldashi, si “person nën hetim”, në bazë të parashikimeve të nenit 105 të Kodit të Procedurës Penale.

Kjo kërkesë bëhet me qëllim që të njihemi me provat dhe, brenda afatit ligjor të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale, të depozitojmë ankimin pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

Me respekt,

JETMIR OLLDASHI

 

AVOKATËT

ÇLIRIM GJATA                                                                                INDRIT SEFA

save

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJITHMONË KAM PASUR ËNDËRR AMERIKËN"/ Don Phenom flet për periudhën e errët të jetës
Previous article Barcelona kërkon fitore edhe në La Liga, formacionet zyrtare Valencia – Barcelona

F.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT