Ervin Salianji, deputeti i Partisë demokratike i ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin vijoi më këmbënguljen se vëllai i ministrit Xhafaj është personi i përfshirë në pergjim.
Salianji: Sipas versionit të Prokurorisë del se tek tabulatet telefonike të Agron Xhafajt ka pasur thirrje drejt “Babales”.
Milori: Ju keni thënë se audio-përgjimi ka shkuar në Itali por sot Prokuroria thotë se një gjë e tilël nuk ka ndodhur pasi shteti Italian e ka refuzuar një gjë të tillë.
Salianji: Prokuroria po gënjën. Nuk ka ndodhur kurrë që të refuzohet. Por e ka kthyer sepse ia kanë cuar zërat e manipuluar jo materialet tona.
Milori: E keni materialin bruto? Se ajo që keni dorezuar eshte i transformuar.
Salianji: Ne i kemi depozituar Prokurorise gjithçka ka kërkuar me shkresë, jo ato që nuk më ka kërkuar.
/AlpeNews.al


