• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MONTIMI I “BABALES”/ Loja e re e Salianjit për t’i shpëtuar burgut, çfarë thotë Erzen Breçani
Home
Breaking News

MONTIMI I “BABALES”/ Loja e re e Salianjit për t’i shpëtuar burgut, çfarë thotë Erzen Breçani

10 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ervin Salianji, në përpjekje për t’i shpëtuar burgut, ka publikuar dje në “Opinion” një video të re.

Në të, Fredi Alizoti, personi që ka pranuar se ka bërë zërin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj në audio-përgjimin e “Babales”, pasi iu premtuan 100 mijë euro, thotë se i është bërë presion nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të pranuar këtë version.

Dhe si zakonisht, në këtë çështje, kanë futur edhe emrin e Taulant Ballës.

Ardi Veliu nga ana tjetër e mohon kategorikisht këtë video.

“Me një milion përqind garantoj publikun shqiptar se atë person nuk e kam takuar dhe se nuk ka asnjë shans që ai person, që foli në video, të ketë hypur në makinën time.

E ka çuar Policia e Fierit te Prokuroria e Krimëve të Rënda. Kjo është e verteta”, tha Veliu nga SHBA.

Nga ana tjetër, një personazh pranë PD-së, si Erzen Breçani, thotë të kundërtën.

Ai pranoi se video “Babale” është bërë për qëllime politike dhe se Fredi Alizoti e kishte takuar dhe i kishte thënë se me anë të përfshirjes në atë video, kërkonte të fitonte azil politik.

Pra, Breçani konfirmon se Alizoti ka bërë zërin e vëllait të Fatmir Xhafajt, në audi-përgjimin e montuar në zyrat e PD-së.

Dhe Breçani e di mirë këtë gjë, pasi është shumë i afërt me PD-në.

Nga ana tjetër, Ervin Salianji nuk ka pranuar të dorëzojë filmimet e paraqitura në “Opinion”, të cilat do të tregonin se kur janë bërë ato dhe nëse kemi të bëjmë me një “Babale” tjetër.

Dhe nëse do ta përjashtonim fare nga kjo çështje Fredi Alizotin, nga përgjimet e siguruara deri më tani, rezulton se Ervin Salianji ka kryer dhjetra telefonata me “Babalen”, që tregon përfshirjen e tij në këtë çështje.

Për më tepër që vetë Albert Veliu, e pranon në përgjimet e dala në publik, se e ka bërë këtë audio-përgjim të montuar, për para.

Hetim që ka zgjatur gati katër muaj, sipas Shqiptarja.com, ka zbuluar dhe një të dhënë tjetër interesante, pasi ka provuar se deputeti i PD Salianji, ka telefonuar Jetmir Olldashin në orën 1:30 të natës, duke i kërkuar që të paraqitej në selinë e Partisë Demokartike, pasi e kërkonte Albert Veliu.

Olldashi ka shkuar në PD dhe pikërisht atë natë, rreth orës 03:00 e ka intervistuar Albert Veliun, intervistë që më pas është publikuar nga PD, në selinë e saj.

Tre personat kishin njohje me njëri-tjetrin dhe për më tepër kanë qënë në një linjë në veprimet e tyre për të krijuar një material përgjimi dhe më pas për ta publikuar atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇAJI I QIELLIT"/ Kushton 1 800 dollarë dhe korret gjatë netëve me hënë të plotë
Previous article SULMUESI I KOMBËTARES GJERMANE/ Sa do doja të isha si Mbappe, është një fenomen

k.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT